7.9 C
Elbasan

E FUNDIT/ 581 raste të reja dhe 4 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në prag të natës së ndërrimit të viteve ju bën apel qytetarëve të shmangin grumbullimet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 2,681 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 581 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
221 raste në Tiranë, 37 raste në Durrës, 33 raste në Shkodër, 27 raste në Lezhë, 24 raste në Berat, 23 raste në Lushnje, 19 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 16 raste në Kavajë, Gjirokastër, 14 raste në Fier, 11 raste në Krujë dhe Kurbin, 8 raste në Mirditë, 7 raste në Korçë, Delvinë, Dibër, 6 raste në Mallakastër, Buqlizë, Cërrik, Kamëz, 5 raste në Elbasan, Tropojë, Pogradec, Skrapar, Patos, 4 raste në Has, 3 raste në Pukë, Mat, Përmet, Peqin, Gramsh, 2 raste në Kukës, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos, Poliçan, 1 rast në Tepelenë, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 485 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,185 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me Covid19; 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja të moshave 70-73 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID. Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gadishmëri 24 orë me ekipe të përforcuara për festat e fundvitit.

COVID-19 – Statistika (30 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 581
Të shëruar në 24 orë 485
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2681

Testime totale 260,560
Raste pozitive 57,727
Raste të shëruara 33,185
Raste Aktive 23,368
Humbje jete 1174

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13432
Fier 1591
Shkodër 1300
Durrës 1220
Vlorë 1011
Korçë 948
Lezhë 884
Elbasan 877
Berat 784
Gjirokastër 491
Kukës 431
Dibër 399

Lajme të tjera

Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, ja thirrje nga ministrja e Arsimit

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro u është drejtuar sot maturantëve me një mesazh informues dhe motivues, duke bërë me dije se nga sot ka...

FOTO/ Plagosja në Lezhë, Sokol Daci mori 3 plumba, transportohet drejt Traumës

Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Sokol Daci i cili është plagosur mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Gjendja e tij paraqitet stabël, ndërsa mbrëmjen...

Pas 7 orësh hapet aksi Librazhd-Prrenjas

Librazhd Në vijim të informacionit të dhënë për bllokimin e qarkullimit në aksin rrugor “Librazhd – Qafë Thanë”, në vendin e quajtur Dragostunjë, ju njoftojmë...

“Ra mali, kemi 5 orë të bllokuar”/ Aksi Librazhd-Prrenjas i paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve: Jemi të sëmurë! Qeveria…

Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar. Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik, ndërsa mes tyre ndodhen fëmijë...

Fuga-Mazniku skemë tenderash në Bashkinë e Veliajt me kompaninë “INET Albania” (Dokumentet)

Një seri kontratash publike të fituara nga kompania INET ALBANIA sh.p.k në institucionet e varësisë së Bashkia Tiranë ngre pikëpyetje mbi përqendrimin e fondeve,...

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas! Fadromat hedhin dherat dhe shkëmbinjtë në ujërat e lumit

Aksi Librazhd-Prrenjas u bllokua ditën e sotme pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve që ndaluan tërësisht qarkullimin e automjeteve. Pas situatës së rënduar në këtë...