9.6 C
Elbasan

E kishin kthyer lokalin në vend ku shitej drogë, arrestohen dy të rinjtë

Një 26-vjeçar me inicialet E.M., dhe një 22-vjeçar me inicialet M.GJ., kanë përfunduar në prangat e Policisë pasi e kishin kthyer bar-bilardon në bazë aktiviteti kriminal, duke shitur lëndë narkotike dhe organizuar lojëra të palejuara.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 37 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një sasi lënde e dyshuar kanabis, një valixhe metalike me fisha (çipsa), 2 aparate celular.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. M., 26 vjeç dhe M. Gj., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, bazuar në informacionet e marra se në një bar-bilardo kryhej aktiviteti i kundërligjshëm kriminal në fushën e shitjes së lëndëve narkotike dhe organizimi i lojërave të palejuara, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti. Si rezultat, gjatë kontrollit të bar-bilardos në pronësi të shtetasit E. M. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 37 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një sasi lënde e dyshuar kanabis, një valixhe metalike me fisha (çipsa), 2 aparate celular dhe disa qese plastike që shërbenin për ambalazhimin e lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi F. C., 20 vjeç, pasi u kap me një sasi të vogël lënde narkotike kanabis, të cilën e kishte blerë tek shtetasi M. Gj., i cili ishte i pranishëm në bar-bilardo.

© SYRI.net

Lajme të tjera

Lëngu “mrekullibërës” për mëlçinë! Ja çfarë duhet të pini me stomakun bosh për t’u pastruar nga toksinat

Ekspertët e quajnë mëlçinë “laboratori i trupit tonë”, prandaj është shumë e rëndësishme që ajo të jetë e shëndetshme. Ekzistojnë lëngje natyrale dhe ushqime medicinale...

DETAJE nga operacioni i madh i antidrogës në Elbasan, një polic i lënduar gjatë ndjekjes

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Policisë në Elbasan, ku së bashku me Policinë e Shkodrës çuan në goditjen e një grupi që...

Bashkia Elbasan zyrtarisht nën hetim nga SPAK

Tenderat për ujësjellësit dhe për rregullimet e rrugëve janë dy nga krimet më të rëndomta që po u kushtojnë dhjetëra kryetarëve bashkiakë apo ish-kryetarëve,...

Megaoperacion kundër drogës në Elbasan. Sekuestrohen 45 kg

Një operacion i mirëorganizuar i zhvilluar në orët e vona të natës së kaluar 23:00( e martë) ka çuar në goditjen e një grupi...

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, përmbysen në rrugë dy automjete

Foto ilustruese Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Librazhd–Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur kthesat e Murrashit, ku dy automjete...

Debat mes banorëve në Big Brother/ Nuk përmbahet Kristi, i hedh ujë Rogertit

Një debat i nisur mes Juelës dhe Brikenës përfshiu edhe banorë të tjerë në Big Brother. Teksa Kristi dhe Brikena po planifikonin buxhetin e shtëpisë,...