9.9 C
Elbasan

E kishte kthyer fshatin në një parcelë kanabisi, një në pranga, ja roli i kryeplakut dhe inxhinierit

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 35-vjeçar si dhe ka proceduar kryeplakun e fshartit dhe inxhinierin. Mësohet se në tokën në administrim të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit, shtetasi J.G, kultivonte fidanë narkotikë canabis sativa.

Ndërsa kryeplaku i fshatit ka bashkëpunuar me të, duke e mbajtur të fshehtë ngjarjen. Kurse inxhinieri akuzohet pasi ka shpërdoruar detyrën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit u godit një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht kryeplaku i fshatit dhe inxhinieri i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Fier.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me punonjësit e Stacionit të Policisë Kufitare Hoxharë, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur që në fshatin Grykë, të parandalojnë dhe të godasin një tentativë të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit, në tokën në administrim të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Fier, u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. G., 35 vjeç, banues në Dërmënas si autorë i dyshuar i mbjelljes së fidanëve.

Gjithashtu u procedua penalisht për moskallëzim krimi, kryeplaku i fshati Grykë, shtetasi T. Ç., 58 vjeç, si edhe u procedua për shpërdorim detyre inxhinieri i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Fier, shtetasi E. K., 37 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”

realnews

Lajme të tjera

Raporti i KLSH: Bashkia e Elbasanit, prokurime me mangësi dhe dëm ekonomik

Nga Fatbardha Nergjoni Një auditim i realizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për një vit kalendarik në bashkinë Elbasan ka evidentuar mangësi në...

Vrau të dashurin e më pas nusen e xhaxhait të saj, si ndodhi ngjarja e rëndë në Podujevë, autorja 30-vjeçare në gjendje kritike në...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Podujevë, me pasojë dy viktima dhe një të plagosur. një 30-vjeçare e identifikuar si...

Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet

Qytetarët e Elbasan po përballen me një situatë të vështirë ekonomike për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve të produkteve bazë, përveç rritjes...

Ushqime që duhet të konsumoni më shumë këtë periudhë

Disa përbërës të zakonshëm mund të kenë efekte të fuqishme pozitive në shëndetin tonë. Ja disa përbërës që ia vlen t’i shtoni më shumë...

Shembja e rrugës në Librazhd u harrua, gërryerja e Shkumbinit vazhdon pa kontroll

Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj nga shembja e aksit rrugor në Librazhd, situata në terren mbetet po aq alarmante, në mos më...

Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025-n, bien të tjerët

Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës janë ekskluzivitet i vetëm...