Shefja e spitalit Infektiv, Najada Çomo, ka denoncuar në polici një 32 vjeçare nga Berati, e cila e shqetësonte në telefon prej dy javësh.
Ora News mësohet se e reja e shantazhonte dhe i fliste me fjalë banale zonjës Çomo në telefonatat e vazhdueshme që i bënte.
Pas kallëzimit penal që shefja e Infektivit ka bërë në polici, çështja i ka kaluar prokurorisë së Tiranës e cila ka nisur hetimet.