12.6 C
Elbasan

Edi Rama ”lan duart” me të gjithë të tijët që mund të kenë probleme me ligjin: Le të mbrohen vetë, 74 deputetët e PS-së e kanë të ndaluar që të…

Duke i paraprirë çdo lëvizje nga prokuroritë apo gjykatat, që mund të kenë subjekt dhe përfaqësuesit e partisë së tij, Edi Rama tha sot në Kuvend se kushdo që do të ketë probleme me ligjin, do të duhet të mbrohet vetë.

Rama tha se deputetët e PS-së do ta kenë të ndaluar të mbrojnë këdo që ka probleme me ligjin, dhe të dyshuarve prezumimi i pafajësisë do tiu vlejë vetëm në sallën e gjyqit. Kryeministri tha se Reforma në Drejtësi do ti japë frytet e saj, edhe pse shumë qytetarë mund ta kenë humbur besimin për shkak të vonesave.

“74 të mandatuarit e PS nuk do të përdorin asnjë karton, asnjë mikrofon për të mbrojtur persona që kanë probleme me drejtësinë. Të gjithë personat që vendosen nën akuzë nga drejtësia, duhet të mbrohen vetë, prezumimi i pafajësisë do ti vlejnë vetëm në organet e drejtësisë, qeveria do të inkurajojë denoncimet, luftën frontale të korrupsionit në çdo nivel.

Ne e besojmë Reformën në Drejtësi, me bindjen se rezultatet e saj nuk vijnë as kollaj dhe as shpejt. Duhet një operacion rrënjësor dhe i vështirë përballë një sfide që duket e pamundur, sa herë që e humbasin durimin, le të kujtohemi se kur u nisëm nuk kishte as një tunel, por vetëm terr të plotë, ku pandëshkueshmëria legenoste Shqipërinë”, tha Rama në Kuvend.

Gjatë seancës së kësaj të enjteje në Kuvend, kryeministri Edi Rama po prezanton programin qeverisës të katër viteve të ardhshme, ku bëri thirrje dhe për dialog të çdo teme me interes për vendin me opozitën.

Të polemizosh qeverinë është normale por të grisësh fletët e votimit nuk është normale, në fund është populli dhe shumica ai që vendos. Shumë sherr dhe shamata mes nesh, për të mos dalë gjëkundi, shumë kohë dhe mundësi të humbura për të bërë më të mirën për fëmijët tanë, kur dalim nga këtu jemi tamam si kalamaj, që i hedhim fajin njëri tjetrit.

Unë sot nuk dua të drejtoj gishtin te pala tjetër, dora jonë është e shtrirë ndaj PD, është një vijë mendimi që ne do të bëjmë të pamundurën ta bëjmë një vijë sjellje. Ne nuk duam asnjë lëshim nga ju, nuk na duhet asnjë votë e juaja, jemi gati të merremi vesh me ju, për gjithçka që ju dëshironi, në të mirë të vendit.

Mbani diçka parasuysh, me urdhëra me kërcënime, me ultimatume me ne nuk keni arritur asgjë, dhe nuk do të arrini. Nëse durojmë njëri tjetrin me durim ne do të merremi vesh me shumëçka. Ne si shumicë nuk do të pranojmë asnjë ndërmjetësues të huaj për të na zgjidhur problemet”, tha Rama më herët.

(E.K/Faxweb.al)

Lajme të tjera

Kapen me shkelje të rënda pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega”

Aksioni i gjerë kundër informalitetit në tregun e hidrokarbureve ka nisur me goditje konkrete në qytetin e Elbasanit. Task-Forca e përbashkët e ngritur nga...

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...