9.5 C
Elbasan

Eksodi i 2 korrikut / Ambasadori Zingraf: Refugjatët e parë, urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Gjermanisë

Ambasada gjermane në Tiranë kujtoi sot ngjarjen e 2 korrikut të vitit 1990 duke i konsideruar refugjatët e parë si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Ambasada shprehet se “nga data 2 deri më 12 korrik 1990, 3.200 shqiptarë dhe shqiptare kërkuan strehim në territorin e Ambasadës gjermane. 30 vjet pasi mijëra njerëz mësynë në ambasadat e huaja ne duam të përkujtojmë këto ditë historike”.

Ambasadori Peter Zingraf në fjalën e tij shprehet se “ju uroj përzemërsish mirëseardhjen në territorin e Ambasadës Gjermane ku ndodhemi që prej viti 1990, përpara saktësisht 30 vitesh, ku ka ndodhur diçka që ka mbetur në kujtesën kolektive të shqiptarëve”.

“Natën mes datës 1 dhe 2 korrik 1990 mbërritën këtu refugjatët e parë, ditën e 2 korrikut pasoi një valë e madhe ne fund vetëm në këtë territor ishin 3000 njerëz e në disa ambasada të huaja, gjithsej 5000 refugjatë. Ne gjermanët e kemi përjetuar një situatë të tillë një vite më parë në vitin 1989, ku mijëra refugjatë të ardhur nga Gjermania Lindore hynë në ambasadën e Gjermanisë Perëndimore në Varshavë, Budapest dhe në Pragë. Njerëz që mbërrinin këtu, morën përsipër një rrezik të madh. Cilat ishin motive që i shtyu, mund të pyesim veten, por një arsye kryesore ka qenë shpresa për një jetë më të mirë e në një liri më të madhe. E ndoshta këtu kanë ndikuar edhe pamjet e refugjatëve gjermanë në ambasada përcjellë në televizion”, tha ai.

Ambasadori Zingraf shtoi se, “më shumë se 3000 njerëz në këtë territor duket e vështirë për t’u përfytyruar, aq më tepër që nëpër pritje me vetëm 500 syresh të duket se hapësira është e mbushur plot. Por ata 3000 njerëz kanë qenë realisht këtu, brenda dhe jashtë në rrethana të vështira. Situata është e paimagjinueshme. Atmosfera ishte e qetë por furnizimet dhe gjendja e higjienës ishte një problem vërtetë i madh. Kësisoj pas 10 ditësh qëndrimi në këtë territor, njerëzit nuk ishin në gjendje të mirë, dhe Ministria e Jashtme Federale, Qeveria Federale, asokohe ende në Bonn dërguan ndihma, u mundësuan gjithashtu ardhjen e një mjeku por u desh ndërmjetësimi i Kombeve të bashkuara që qeveria të mund të bindej e të lejonte refugjatë të largoheshin nga vendi. Kjo ndodhi me 12 korrik,  prej kësaj ambasade dhe ambasadave të tjera”.

Po ashtu, Ambasadori tha se “kur refugjatë u dërguan me autobus në Durrës, e prej andej në Brindizi, kur i prisnin trenat gjerman, që i transportuam me pas në Republikën Federale të Gjermanisë. Refugjatë nisën kështu një jetë të re duke u shndërruar në një urë të parë lidhëse mes dy vendeve tona”.

“Këtu jemi në vendin ku përpara saktësisht 30 vitesh një kamion u përplas me murin e ambasadës hyri në territor e saj. Kjo përmendore e vogël na ndërmend, që atëherë sikundër edhe tani thelbi është liria, demokracia, zhvillimi ekonomik për të gjithë”, tha ai.

Gjithashtu, Ambasadori Peter Zingraf vuri theksin te përballja me të shkuarën.

“Përballja me të shkuarën në regjimin komunist është e rëndësishme dhe unë do të uroja që kjo të vijojë edhe më pas. Në Gjermani mund të tregojmë në këtë kontekst historinë tonë, që jo gjithmonë ka qenë e thjeshtë. Por ne mësuam se këtejmi që përballemi më të shkuarën është pikënisja për të marrë vendimin e duhur për të ardhmen. Dëshirojmë të kujtojmë ngjarjen e korrikut 90. Kemi zhvilluar për këtë qellim intervista me dëshmitarë okularë që në atë kohë gjendeshin në këtë territor, kemi materiale origjinale, pamje filmike dhe fotografi, që do i vendosim në dispozicion në kuadër të një ekspozite. Të gjithë këto materiale do jenë në dispozicionin tuaj në faqen e interneti dhe Facebook-un e Ambasadës dhe përmes tyre i ftojmë të gjithë përzemërsisht që të sjellin ngjarjet e viti 90”, tha ai. /a.a/

 

Lajme të tjera

Tentativa e vjedhjes i merr jetën shqiptarit në Itali/ 46-vjeçari rrëzohet nga ballkoni pasi dëgjoi të shtënat, nuk i mbijetoi dot plagëve të marra

Një tentativë vjedhjeje në një vilë private i ka marrë jetën një 46-vjeçar shqiptar në Itali, i cili u rrëzua nga ballkoni ndërsa mundohej...

Aksident me dy të plagosur në Labinot Fushë

Një aksident ka ndodhur në zonën e Labinot Fushë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë. Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë...

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e imunitetit të zv/kryeministres. Peleshi cakton të hënën datën

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, pritet të publikojë të hënën urdhrin për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Burime për News24,...

“Nuk mundem më” – Çfarë ndodhi me Kristin? Ai del nga muri, banorët tentojnë…

Big brother eleminon Kristin Një ngjarje e papritur ka ndodhur sërish me Kristin, i cili ka dalë nga muri. Në momentin që Selin e pa...

Dinamika/ U vetëplagos në dhomën e hotelit të të dashurit, zbardhet dëshmia e 18-vjeçares: E bëra sepse…

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnate në hotel Gjuta në Tiranë. Një 18-vjeçare, Natalia Murtati, është vetëplagosur me armë zjarri në dhomën...

Morën fshehur makinën e prindërve dhe u aksidentuan, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë në Greqi, dy të tjerë të plagosur

Eljon Metaj, 16 vjeç, është shqiptari që ndërroi jetë dje në një aksident automobilistik në Greqi. Metaj ndërroi jetë dhe dy të tjerë u plagosën...