7.2 C
Elbasan

Ekspertët mbajtën të fshehur variantin e ri të Covidit? Ja prej sa kohësh qarkullonte në Britani dhe askush nuk ngriti alarmin

Shumë pyetje po ngrihen rreth arsyes pse shkencëtarët e qeverisë britanike nuk lëshuan alarmin mbi llojin e ri të koronavirusit deri javën e kaluar, pavarësisht se e zbuluan atë dy muaj më parë. Mes pretendimeve të pakonfirmuara, të dhënat mund të ishin mbajtur të fshehta për mos detyruar qeverinë drejt një bllokim të nxituar.

Ekspertët kryesorë gjithashtu kanë kritikuar pretendimin e Boris Johnson dhe Chris Whitty se varianti është rreth 70 për qind më infektues sesa Covid i zakonshëm. Ata thonë se shifra duket se nuk kishin baza, ku sipas tyre është një përpjekje e dëshpëruar për të justifikuar mbylljen gjatë Krishtlindjeve.

Boris Johnson krijoi pakënaqësi te britanikët të shtunën në mbrëmje, pasi anulloi Krishtlindjet për më shumë se 16 milion njerëz që jetonin në Londër dhe në të gjithë Jug-Lindjen. Kryeministri Johnson tha se nuk kishte asnjë mënyrë alternative për të ndaluar variantin e ri pasi u njoh me të dhëna ‘shkatërruese’ nga shkencëtarët e tij.

Të dhënat në internet tregojnë se rasti i parë i llojit të ri të Covid-19 u identifikua në mes të tetorit në laboratorin e Shëndetit Publik të Anglisë në Milton Keynes. Ekspertët po studiojnë mostra të rastësishme nga britanikët pozitivë me Covid për të mbajtur nën kontroll virusin ndërsa ai evoluon.

Varianti i ri – i quajtur VUI-202012/01 – u zbulua në një tampon pozitiv të marrë nga një pacient në Kent më 20 shtator, kur vendi po regjistronte vetëm 3,700 raste ditore.

Përkundër një shpërthimi të infeksioneve në tetor, PHE nuk e lajmëroi Qeverinë ose shkencëtarët e saj për ekzistencën e llojit të ri të Covid-19 deri në dhjetor, ku më shumë se 1,100 njerëz u konfirmuan që kishin versionin e ri të virusit.

Lajme të tjera

Vetëdorëzohet në polici ish drejtori i burgut të Rrogozhinës

Burime nga blutë bëjnë me dije se ish drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është vetëparaqitur në polici, për të dhënë sqarime të...

Shtëpi bari në Peqin/ Policia jep detaje

Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kurtaj” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave. Operacioni u zhvillua nga...

“Shtëpi bari” në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis janë zbuluar në një shtëpi në zonën e Peqinit, nga një aksion i organizuar nga policia këtë të enjte, 19...

Italia paketë masash në ndihmë të qytetarëve! Në Tiranë çmimi i naftës 200 lekë/litër, qeveria nuk ndërhyn

Tre javë nga nisja e konfliktit në Lindjen e Mesme, nafta në Tiranë ka arritur 200 lekë për litër. Përballë thellimit dhe zgjatjes së...

Vijojnë reshjet e borës në qarkun e Korçës, nuk raportohet për problematika në qarkullim

Reshjet e lehta të dëborës kanë vijuar gjatë natës së ditës së djeshme në juglindje të Shqipërisë. Më konkretisht, në fshatrat turistik të Dardhës dhe...

Ishte larguar nga shtëpia e saj që prej mëngjesit të sotëm, gjendet në kryeqytet 14-vjeçarja nga Durrësi

Gjendet në Tiranë 14-vjeçarja nga Durrësi që u largua nga banesa mëngjesin e sotëm. Lajmi konfirmohet nga policia e Durrësit e cila e shpalli të...