15 C
Elbasan

Eni Çobani padit asistentin në Gjykatë, e akuzon se i ka vjedhur 30,000 euro

Avokatja ndërmjetësuese Eni Çobani ka paditur asistentin e saj duke e akuzuar se i ka marrë 30 mijë euro të një klienti. Çështja ka përfunduar në gjykatë dhe sot jepet masa e sigurisë për Erik Çoratin, i cili është arrestuar më 19 mars 2022, pas kallëzimit nga avokatja.

“Kjo shtetase në cilësinë e administratores së studios ligjore ka bërë kallëzim penal ku ka shprehur se shtetasi Erik Çorati nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës ka përfituar shuma të konsiderueshme monetare nga klientë të cilët paraqiteshin pranë zyrës së saj për të marrë konsulencë ligjore dhe shërbime juridike”, thuhet në kallëzimin penal, informon Ora News.

Ai akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, ”Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” të parashikuara nga nenet 143/2, 135 ,180 dhe 181 të K.Penal. Vetë Çorati mohon të ketë kryer këtë akuzë por thotë se Çobani e ka përdorur për të fshehur paratë.

newsbomb

Lajme të tjera

DETAJE/ 30-vjeçari shqiptar po bisedonte me ish të dashurën, u vra nga partneri i saj! Plumbi në fyt fatal

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar, Gjergj Pergegaj, në Arezzo, Itali. Sipas mediave vendase, dyshohet se autori është partneri...

Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të dërgojnë në Botërorin 2026, me testin e parë që do të jetë përballë Polonisë në...

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës...

Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan rreth 1 kg kanabis. “Në vijim...

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, reagon policia: Arrestohet një person, katër në kërkim, mes tyre vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Peqin/Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”. Vihet në pranga 1 shtetas për “Shpërdorim detyre” dhe shpallen në kërkim 2 autorë të...

Fiter Bajrami, Erion Murataj bën urimin e fortë

Urimi i Erion Murataj  "Gëzuar Fiter Bajramin! 🌙✨ Në këtë ditë të shenjtë, le të rikujtojmë vlerat e pastra të besimit : drejtësinë, ndershmërinë dhe mëshirën...