12 C
Elbasan

Erdogan shtron darkë në nder të Ramës dhe delegacionit që e shoqëron

Presidenti turk ka shtruar një darkë në ndër të delegacionit të qeverisë shqiptare të kryesuar nga kryeministri Rama.

Presidenti i Turqisë Erdogan dhe kryeministri shqiptar Edi Rama janë dakordësuar që organizata e Fetullah Gulen të mos cënojë marrëdhënien mes dy shteteve. Aksioni i përbashkët nis nga shkollat.

Dy liderët që nuk e kanë fshehur asnjëherë miqësinë mes tyre nënshkruan krijimin e këshillit të bashkëpunimit të nivelit të lartë.

Në kushtet e mungesë së datës për t’u ulur në konferencën e parë ndërqeveritare dhe zhgënjimit nga sjellja e BE për vaksinën anti-Covid, Rama sqaroi arsyen se pse zgjodhi t’i çojë marrëdhënien me Turqinë në një nivel tjetër.

Turqia do të financojë restaurimin e xhamisë së plumbit në Shkodër dhe ka marrë përsipër ndërtimin e spitalit të ri rajonal të Fierit.

Ky investim mund të jetë dhurata e fundit e Erdoganit për Edi Ramën si Kryeministër.

Lajme të tjera

Seanca ndaj Veliajt, Ajola Xoxa dërgon avokatin: Është shtatzënë, e ka të ndaluar nga mjeku

Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt nuk është paraqitur sot në GJKKO për gjyqin. Mësohet se Xoxa ka dërguar në sallë avokatin Maks Haxhia. Ai...

LAJMI I FUNDIT/ Mentor Cuku emërohet Zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Në përfundim të një procesi konkurrues dhe transparent për përzgjedhjen e Zëvendësdrejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Drejtori i BKH-së ka emëruar z....

Nuk e shpall dot të pafajshme”, Rama: “Vijën e kuqe” nuk e shkel as për Ballukun, mbrojtjen ta bëjë avokati

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pavarësisht mendimit të tij personal, nuk ka ndërmend të bëjë avokatin e saj dhe të shkelë vijën e...

PS refuzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, Rama: Ndaj saj s’ka asnjë akuzë për vjedhje a korrupsion

Pas leximit të raportit të PS për refuzimin e kërkesës së SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit të Belinda Ballukut, ka folur në mbledhjen...

Gjykata e Apelit të Posaçëm lë në fuqi pezullimin nga detyra të ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.SPAK ka deklaruar se...

Emiratet e Bashkuara Arabe futen në luftë, sulmojnë për herë të parë Iranin/ SHBA dhe Izraeli godasin 5 rafineri nafte

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë sulmuar për herë të parë Iranin, pretendojnë mediat izraelite, sipas të cilave shënjestra ishte një impiant shkripëzimi. Izraeli mendon se...