8.8 C
Elbasan

Është më ngjitës se Omicron, zbulohen rastet e para me nënvariantin e ri në Itali

Nënvarianti i Omicron i quajtur BA.2 tashmë  ka mbërritur edhe në Itali . autoritetet bëjnë me dije se varianti i ri është po aq i shpejtë në përhapje, por nuk është ende e qartë nëse është më pak agresiv.

Mediat italiane ndër të tjera bëjnë m dije se varianti i ri BA.2, nuk është “motra” e vetme e Omicron pasi deri më tani nga testimet kanë rezultuar dhe nënvariantet BA.1 dhe BA.3 , siç tregohet nga bazat e të dhënave të mëdha që ruajnë sekuencat e virusit SarsCoV2, si NextStrain dhe Gisaid.

Ndërkohë ekspertët kanë theksuar faktin se BA.2 nuk ka gjasa të gjenerojë një valë të re përhapje, por vetëm të valëzojë valën aktuale ose të ngadalësojë zbritjen e kurbës së epidemisë.

Nga tre versionet e Omicron, BA.1 është më i përhapuri në vendet ku mbërriti, ai shpejt la mënjanë variantet para-ekzistuese dhe në ato vende ku Omicron zëvendësoi Delta-n dhe që nga 17 janari kishte një prevalencë të vlerësuar prej 95.8%.

BA.2 u raportua fillimisht në Indi dhe më pas në Filipin , Singapor dhe Japoni duke u përhapur në destinacionin e radhës që është Evropa ku para Italisë prezenca e tij është zbuluar në Danimarkën , dhe më pas në Britaninë e Madhe dhe Gjermani . /abcnews.al

Lajme të tjera

Do të lundrojnë në fund të detit”, Trump: Kemi shkatërruar dhe fundosur nëntë anije detare iraniane

Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar në platformën Truth Social se Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar dhe fundosur nëntë anije detare iraniane. Sapo më...

Mediat: Dubai shndërrohet në një qytet fantazmë ndërsa sulmet iraniane tronditin qytetin

Në një fundjavë dimërore – sezoni kulmor turistik – plazhet, qendrat tregtare dhe brunch-et e hoteleve të qytetit zakonisht do të ishin plot. Në...

Ilir Proda shkarkohet nga detyra

Dhuna vandale e Partisë Demokratike në bllok mbrëmë erdhi dhe si pasojë e paaftësisë se policisë për të mbrojtur qytetarët që u goditën prej...

Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fluturimet drejt Tel Avivit dhe Dubait

Tensionet ne Lindjen e Mesme pas bombardimit te Iranit dhe reagimit te Teheranit drejt shteteve te Gjirit dhe situata e komplikuar qe ka pasuar,...

EMRAT/ Ekstradohen tre shqiptarë nga Italia dhe Gjermania

Tre shtetas janë ekstraduar në Shqipëri nga Gjermania dhe Italia, të dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndihmë për kalim të paligjshëm...

Arrestohet ish-drejtori i AKU në Durrës, kërcënoi punonjësit

Arrestohet ish‑drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës, Elton Varaku, 41 vjeç, banues në Shijak, pas shkatërrimit të objekteve të punës dhe përdorimit...