10.6 C
Elbasan

Eurodeputeti: Nuk duhet të dërgojmë më para në Shqipëri, i frikësohemi një eksodi nëse pranohen në BE

Integrimi i Shqipërisë në BE mund të hap probleme në union. Ky është opinioni i eurodeputetit gjerman Bernhard Zimniok i cili në mbledhjen e Parlamentit Europian ditën e sotme (22 qershor) shprehet se duhet që të ndalojnë dërgimin e parave në Shqipëri.

Ai i druhet një eksodi shqiptar në Europë duke deklaruar se ka disa studime që tregojnë se nëse Shqipëria hyn në union, shtetasit shqiptar ka një tendencë të madhe për tu larguar nga vendi e për të punuar në shtetet evropiane.

Bernhard Zimniok: Kam 3 pyetje. Nëse po flasim për korrupsionin duket se zyrtarë të lartë shumë rrallë çohen në gjykatë përpara drejtësisë. Shqipëria është klasifikuar si vendi më i korruptuar. E njëjta gjë vlen edhe për krimin e organizuar. Ka studime që tregojnë se nëse Shqipëria futet në BE pjesa e njerëzve që që kërkojnë punë, do të ishin të gatshëm që të linin vendin për të punuar në vendet e BE-së. Sa i përket Shqipërisë ne mund ti frikësohemi një eksodi. Ka dhe probleme sa i përket marrëdhënies së Shqipërisë me Turqinë. Turqia po e përdor Shqipërinë si një urë drejt Europës. Turqia po e bën këtë në kuadër të pajisjeve ushtarake. Në fund të ditës, unë nuk mendoj se Shqipëria nuk mund të implementojë reformat e duhura. Mendoj se nuk duhet të dërgojmë më shumë para në Shqipëri. T’i mbyllim negociatat dhe të kuptojmë se duke sjellur Shqipërinë brenda sjell probleme.

/Ora News.tv/

 

Lajme të tjera

E reja gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për 2 administratorët e biznesit

Ditën e djeshme është gjetur pa shenja jete një 31-vjeçare nga Kosova në ambientet e një hoteli në Durrës. Policia e Durrësit njofton sot se...

Largimi i bluzave të bardha, Urdhri i Mjekut: Ulen kërkesat për “certifikatën e sjelljes së mirë”

Kërkesat e mjekëve për t’u larguar nga Shqipëria duket se kanë pësuar rënie vitet e fundit. Të dhënat e Urdhërit të Mjekut në Shqipëri,...

Lëvizte i armatosur në Lushnjë, shpallet në kërkim 21-vjeçari, arrestohen 5 shokët e tij (EMRAT)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe bazuar në informacionet e...

Tensione në protestën e PD, molotovë e fishekzjarre në drejtim të MB dhe ish-ministrisë së Ballukut, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Që në nisje të protestës në drejtim të Kryeministrisë janë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë. Pas Kryeministrisë, janë hedhur molotovë dhe mjete piroteknike drejt Ministrisë së...

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të...

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...