9.9 C
Elbasan

Eurostat: Shqiptarët, të tretët të refuzuarit në botë për të hyrë në vendet e BE-së

Shqiptarët renditen të tretët në botë, pas marokenëve dhe ukrainasve, që iu është refuzuar hyrja në Bashkimin Europian në vitin 2019 dhe po të tretët për numrin e personave të cilët janë urdhëruar të largohen.

Në vitin 2019, rreth 717 mijë qytetarëve nga vendet jo të Bashkimit Europian iu refuzua hyrja në BE, në një nga kufijtë e saj të jashtëm, shifër që është rritur me 58% krahasuar me 454 600 persona në vitin e kaluar, sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat.

Numri më i lartë i qytetarëve jo-BE, që iu refuzua hyrja në BE në vitin 2019 ishin marokenë (489 900), ndjekur nga qytetarët e Ukrainës (66 500) dhe të Shqipërisë (22 800).

Një shumicë e madhe e refuzimeve të hyrjes u regjistruan në Spanjë (493 500), e ndjekur nga Polonia (65 400) dhe Franca (56 600): së bashku këto tre shtete anëtare të BE-së përbënin 86% të të gjithë qytetarëve jo-BE që iu refuzuan hyrjen në BE në vitin 2019.

Shqipëria renditet e treta edhe për numrin e qytetarëve që janë urdhëruar të largohen nga vendet e BE-së. Eurostat raporton se në 2019-n, numri më i lartë i personave që u urdhëruan të linin territorin e shteteve anëtare të Bashkimit Europian u konstatua për ukrainasit (37 100), marokenët (34 800) dhe shqiptarët (30 900).

Numri i qytetarëve jo të BE- që u urdhëruan të largohen në 2019-n u rrit me 8%, krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 491 mijë persona.

Midis Shteteve Anëtare të BE-së, Franca raportoi numrin më të madh të qytetarëve jo-BE të urdhëruar të linin territorin e saj në vitin 2019 (123 800), e ndjekur nga Greqia (78 900), Gjermania (47 500) dhe Spanja (37 900).

Në vitin 2019, nga ata që u lëshua urdhër për të lënë territorin e një Shteti Anëtar të BE-së, u kthyen jashtë BE rreth 142 mijë persona; një ulje prej 2.5% kur krahasohet me një vit më parë (145 900).

Polonia raportoi numrin më të madh të qytetarëve jo-BE që ikën nga BE (25 900), e ndjekur nga Gjermania (25 100), Franca (15 600), Spanja (11 500) dhe Holanda (11 100): së bashku këto Shtete Anëtare përbënin gati dy të tretat (63%) të të gjithë qytetarëve jo-BE të kthyer jashtë BE-së në vitin 2019.

Ukrainasit (27 200) kryesuan listën e qytetarëve jo-BE të kthyer në një vend jo të BE-së, të ndjekur nga shqiptarët (15 400), marokenët (10 200) dhe gjeorgjianët (8 600)./Monitor

Lajme të tjera

Raporti i KLSH: Bashkia e Elbasanit, prokurime me mangësi dhe dëm ekonomik

Nga Fatbardha Nergjoni Një auditim i realizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për një vit kalendarik në bashkinë Elbasan ka evidentuar mangësi në...

Vrau të dashurin e më pas nusen e xhaxhait të saj, si ndodhi ngjarja e rëndë në Podujevë, autorja 30-vjeçare në gjendje kritike në...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Podujevë, me pasojë dy viktima dhe një të plagosur. një 30-vjeçare e identifikuar si...

Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet

Qytetarët e Elbasan po përballen me një situatë të vështirë ekonomike për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve të produkteve bazë, përveç rritjes...

Ushqime që duhet të konsumoni më shumë këtë periudhë

Disa përbërës të zakonshëm mund të kenë efekte të fuqishme pozitive në shëndetin tonë. Ja disa përbërës që ia vlen t’i shtoni më shumë...

Shembja e rrugës në Librazhd u harrua, gërryerja e Shkumbinit vazhdon pa kontroll

Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj nga shembja e aksit rrugor në Librazhd, situata në terren mbetet po aq alarmante, në mos më...

Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025-n, bien të tjerët

Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës janë ekskluzivitet i vetëm...