9.1 C
Elbasan

Familja vë trëndafila të bardhë në Vjenë, në vendin ku vranë 21-vjeçarin nga Veleshta e Maqedonisë

Rreth 30 anëtarë të familjes, miq dhe të njohur të Nexhip V., bënë homazhe në vendin ku pafajësisht humbi jetën nga sulmi terrorist në Vjenë.

21 vjeçari me prejardhje nga Veleshta e Strugës ishte mes 4 viktimave të sulmit që ndodhi më 2 nëntor në qendër të Vjenës, shkruan heute.at, përcjell Albinfo Austria.

Djaloshi shqiptar më herët kishte luajtur për një kohë futoll në një ligë në Korneuburg. Ai sapo kishte përfunduar edhe shërbimin ushtarak në Austri. Por, në natën tragjike të tij, ai kishte dalë të festonte një vend të ri pune që priste ta fillonte ditëve të ardhshme.

“Një person shumë i mirë”

Familjarët dhe të tjerët kanë marshuar sot gjatë ditës  nga Katedralja “Stephansdom” drejt vendit të krimit në “Bauenmarkt”. Aty vendosën një kurorë me trëndafila të bardhë. “Dhimbja është shumë e madhe… nuk gjejmë fjalë për të folur. Ai ka qenë në kohën më të mirë të jetës”, ka thënë Eugen Kaba, një i afërm i Nexhip V.

Familjarët nuk ishin në dijeni për rastin tragjik të Nexhip V. Ata ndoqën ngjarjet e natës së terrorit para televizorit dhe nuk mësuan për tragjedinë familjare deri të nesërmen.

Më lejen e familjes, televizioni austriak Puls24 u lejua të përcjellë procesionin e homazhit.

© SYRI.net

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...