17.4 C
Elbasan

Fillimi i shkollës, Boçi: Asnjë investim i bërë dhe asnjë i parashikuar

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi tha sot se qeveria nuk ka asnjë plan për nisjen e vitit të ri shkollor.

Në reagimin e tij të mërkurën, Boçi tha se qeveria është mjaftuar me publikimin e rregullave antiCovid që duhet t’i nënshtrohen nxënësit dhe tre skenarëve me sens telenovele.

“Paketë  financiare nuk ka. As dhe paketë masash konkrete. Dhe pa këto, protokollet e sigurisë mbeten vetëm në letër, pa garancinë e zbatimit rigoroz dhe janë fiktive. Shkollat në pjesën dërmuese, janë të degraduara fizikisht dhe kushtet e tyre higjeno-sanitare, i shërbejnë më shumë virusit se sa nxënësve. Përgjatë kësaj kohe, nuk u mor asnjë ndërhyrje rregulluese. Asnjë investim i bërë dhe asnjë i parashikuar. Ndërkohë, klasat në shkollat e populluara, nuk janë shtuar dhe zhvillimi me turne, duke e shtrirë mësimdhënien në kohë, rrit rrezikun e përhapjes dhe ul përkujdesin e stafeve mësimore”, tha ai.

Po ashtu, Boçi tha se protokollet që të realizohen, kërkojnë një mbështetje financiare për nxënësit dhe mësuesit.

“Maskat njëpërdorimëshe rrisin kostot e shkollës në masë të papërballueshme për familjet shqiptare. Ndërsa mjetet mësimore dhe didaktike, duhen rifreskuar në frekuencë të shpeshtë. Por qeveria nuk e ka në plan të harxhojë lekë për nxënësit e mësuesit. Në shumë pika rregullat janë krejt të pazbatueshme, sidomos me nisjen e motit të ftohtë, sepse shkollat janë pa sisteme ngrohje e në gjendje fizike mjerane. Klasat duhet të pajisen me banka njëvendëshe, për të siguruar distancën”, tha ai.

Lajme të tjera

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë. Zbulimi...

E rëndë në Tetovë/11-vjeçari bie nga ballkoni në rrethana të paqarta, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën Industriale në Tetovë, ku një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Sipas raportimevenga mediat...

Si u zhdukën shishet e verës me vlerë miliona euro të Ergys Agasit? SPAK nis hetimet, prokurori: Produkt i veprimtarisë kriminale

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar në një resort në pronësi të Ergys Agasit po...

Lufta prek naftën në Shqipëri/ Ngrihet lehtë çmimi, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit si në Kosovë

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare si pasojë e konfliktit në lindjen e mesme është reflektuar dhe në disa prej pikave të...

“Mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar të investojë paratë në lingota ari

Në emisionin “Në Shënjestër” u publikuan bisedat e transkriptuara nga aplikacioni SkyEcc ku shihet se si kreu i grupit kriminal Franc Çopja kërkon të...