Belul Hoxha babai gjyqtares Enkelejda Hoxha ka folur përpara mediave.
Ai thotë se arrestimi nga SPAK u bë si një kala dibrançe dhe se ajo nuk ka rezerva valutore dhe ka shërbyer me pastërti për 16 vjet në Krujë.
Paratë e gjetura nga SPAK janë të tijat dhe të ligjshme me dokumente po ka shërbyer me pastërti për 16 vjet në Krujë.
“Ajo ka numrin më të vogël të krimeve në Gjykatë. Unë do kërkoj që dhe nxitimi që u bë një kala dibrançe që të gjejë një zgjidhje, në 15 shkurt kishte mbledhje të KLGJ, si i doli SPAK para KLGJ, ajo mori leje për njohjen e avokatit, në mes të natën vajti në tërë gjykatat e Krujës, kur ne flinim në shtëpi, me plakat tona ajo ishte në Dibër, në Burrel në Has.
Ajo nuk ka rezerva valutore që i kapi SPAK, gjeti shpenzimet, 10 mijë dollarë, kam 4500 firma, i kam të gjitha me dokumente, janë të shtëpisë që duhen paguar urgjent, kërkoj që ky kapërcim etapash të gjejë zgjidhje, e kam pritur SPAK natë e ditë të vij se jam i qetë dhe i pastër.
Djali i Enkelejdës është 19 vjeç autik dhe ai e di se ç’heq i shkreti se nuk del dot, rri me gjyshen që është bërë sa një dorë njeri. Po ta shohësh do thuash ti kjo është gjyqtare e Republikës së Shqipërisë që fle në 2 divane dërrase, vet jam me parkison dhe vajza fle të këmbët e djalit. Kam punuar që fëmijët e mi të jenë të edukuar, nipi im ka sot ditëlindjen.” tha ai