8.1 C
Elbasan

“Foltorja” e Berishës sot në Fier: Të shpëtojmë PD-në dhe Shqipërinë nga pazaret Basha-Rama

Sali Berisha ka akuzuar sërish Lulzim Bashën për pazare me Edi Ramën. Në një video mesazh në rrjetet sociale para takimit të thirrur me anëtarësinë e PD në Fier, Berisha thotë se ky është momenti për të shpëtuar të ardhmen e partisë dhe sovranitetin e saj. Një ditë para Berishës, anëtarësinë dhe drejtuesit e degës së PD në Fier i takoi edhe Lulzim Basha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale pak orë para takimit të njoftuar me anëtarësinë e Partisë Demokratike në qytetin e Fierit, në vijim të “Foltores” kundër vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar demokrat.

Në rrjetet sociale, Berisha postoi videon nga data 10 shtator, kur iu drejtua mbështetësve që ishin grumbulluar në hyrje të Parlamentit.

“Një përshëndetje të përzemërt të dashur miq me këtë video të një momenti historik, të mbrojtjes së sovranitetit të zgjedhësve, parlamentit dhe vendit! Rroftë Shqiperia,” shkruan Berisha.

Dhe duke marrë shkas nga takimi me demokratët e Fierit, Berisha thekson se kjo është beteja për shpëtimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë nga pazaret e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës

Ndërkohë në kuadër të zhvillimeve në PD, kryetari i kësaj force politike Lulzim Basha ka udhëtuar mbrëmjen e së hënës drejt Fierit, ku është takuar me drejtuesit e degës lokale të PD-së dhe anëtarësinë e partisë.

Mendohet se temë e diskutimit me strukturat atje ka qenë sqarimi i bazës së partisë në lidhje me vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, por edhe vazhdimi i aksionit opozitar pas rikthimit të PD-së në parlament.

Lajme të tjera

Vrasje me thikë, 47-vjeçari goditet për vdekje nga bashkëmoshatari

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me mjet...

Bllokimi i rrugës Librazhd-Prrenjas! ARRSH orienton drejtuesit e automjeteve drejt aksit tjetër problematik

Ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin aksin Lozhan–Moglicë–Gramsh si rrugë alternative, ky segment paraqitet me dëmtime të...

Bllokohet aksi Librazhd-Pogradec. Policia mbyll rrugën

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Në vijim të njoftimit të dhënë, për qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor "Librazhd-Pogradec", informojmë se do të bëhet bllokimi...

Rrëshqitje dherash në Librazhd-Pogradec, vështirësohet situata tek ‘Arrat e Gurrës’, ndalohet qarkullimi për autobusët dhe mjetet e tonazhit të rëndë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se situata në vendin e rrëshqitjes në segmentin Arrat e Gurrës, aks Librazhd-Pogradec, është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit. Për...

I bëri Ramës listën e deputetëve me bandat/ GJKKO liron nga burgu Jurgis Çyrbjan

Gjykata e Posaçme liroi nga qelia ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja. Vendimi është marë mëngjesin e sotëm, (21 shkurt) pasi gjykata pranoi kërkesën e...

Të humbura në rërë: Mumjet 7,000-vjeçare të gjetura në Sahara i përkasin një prejardhjeje të panjohur njerëzore

Prej kohësh dihet se Shkretëtira e Saharasë, sot një nga rajonet më të thata dhe më të pafavorshme në botë, ishte krejt e kundërta...