17.6 C
Elbasan

FOTO/ Riaktivizohet vatra e flakëve ne malin e Gjallicës, kuksianët kërkojnë ndihmë: O zjarri o ne, ejani ta shuajmë!

Vatra e zjarrit në malin e Gjallicës, e cila u shua dy ditë më parë, është aktivizuar sërish. Mësohet se prej disa orësh, zona e thepisur në këtë mal, në mbi 2 mijë metra lartësi është përfshirë sërish nga flajët.

Ekipet e zjarrfikëses në Kukës janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë banorët kërkojnë ndihmë.

Thirrja nga banorët

Përmes fotove të publikuara në rrjetet sociale, ata kanë kërkuar që kush të mundet të shkijë të shuajë zjarrin bashkë me ta.

Pak ditë më parë, për 30 orë rresht një zonë e madhe në malin e Gjallicës qëndroi nën pushtetin e flakëve.

Një numër i madh pishash u dogjën. Dosja.al solli pamje nga ku dukej se zjarrfikësit e zinës dhe banorët, arritën të fiknin gjithçka me mjete rrethanore. Ata kërkuan ndihmë nga ajri por autoritetet vendase nuk reaguan.

(f.m/dosja.al)

Lajme të tjera

EMRI/ Arrestohet ish-efektivi i policisë, për trafik droge e shpërdorim detyre

Arrestohet ish-punonjësi i Policisë, Hamëz Demushi. Dyshohet se është arrestuar për shpërdorim detyre dhe trafik droge.

Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit për dorëzimin pa kushte: Një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”,...

Detaje nga aksioni në Vlorë, zbardhet vrasja e Gentian Qarrit/ Urdhërarreste edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn

Detaje të reja nga aksioni në Vlorë me urdhër të SPAK.  mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit. Autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste në...

Tornado në Michigan, raportohet për të paktën 4 viktima

Të paktën katër persona humbën jetën dhe më shumë se dhjetë të tjerë u plagosën pasi tornadot goditën shtetin verior të Miçiganit në SHBA,...

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK/ GJKKO pranon kërkesën, dosja kalon si grup i strukturuar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka pranuar kërkesën e SPAK për çështjen e hakerimit dhe...

Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

Prokuroria spanjolle ka kërkuar 22 vjet burg për italianin Marco Romeo, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare, Sibora Gagani, në Torremolinos të...