11.7 C
Elbasan

Furnizimi me ujë të pijshëm në qarkun e Elbasanit/ Balla: Investimet e katër viteve të fundit, më të larta se të gjithë periudhës 1992-2017

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive të qarkut Elbasan mbi arritjet dhe vizionin e PS për investimet në ujësjellës kanalizime.

Balla gjatë fjalës së tij tha se ky mandat do të jetë ai i zgjidhjes përfundimtare të çështjes së furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë për çdo familje në këtë qark.

“Kryeministri e tha shumë qartë: Ky do të jetë mandati i zgjidhjes përfundimtare të çështjes së furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë për çdo familje të qarkut Elbasanit. E vërteta është që në 2013-ën të gjitha ndërmarrjet e ujësjellësit ishin jo vetëm nën një administrim politik, por shërbenin si një vend punësimi për militantët e partive dhe nuk ishin aspak ndërmarrje që të garantonin cilësi të furnizimit me ujë të pijshëm dhe cilësi të kanalizimeve të ujërave të zeza. Ishte si një sipërmarrje e vështirë të garantoje që të siguroje shërbim të plotë me ujë të pijshëm në këto bashki. Dalëngadalë filloi transformimi dhe shpejtësia e ndryshimit erdhi pas vitit 2017. Kryetarët e bashkive do tregojnë eksperiencat e tyre në secilën prej bashkive”, u shpreh Balla.

Balla shtoi se investimet në 4 vitet e fundit, në ujësjellës kanalizime, në qarkun Elbasan, janë disa herë më të larta se të gjitha investimet të mara së bashku nga viti 1992 deri në vitin 2017. Ai u shpreh se vetëm me Partinë Socialiste në qeverisje qendrore dhe vendore, do të arrihet që t’i jepet zgjidhje kësaj çështjeje.

“Ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve janë kompani që menaxhohen nga menaxherë dhe ndërkohë që bashkitë sot janë thjesht aksionarë. Unë gjej rastin si përfaqësues politik i këtij qarku të shpreh se investimet në 4 vitet e fundit, në ujësjellës kanalizime, në qarkun Elbasan, janë disa herë më të larta se të gjitha investimet të mara së bashku nga viti 1992 deri në vitin 2017. Dhe një pjesë e investimeve janë ende në vazhdim, në secilën prej bashkive një pjesë e këtyre investimeve janë në proces, një pjesë kanë përfunduar, një pjesë kanë janë duke përfunduar, një pjesë janë në procesin e negocimit të kontratave, një pjesë janë në procesin e gjetjes së fondeve nga ana e qeverisë”, tha Balla.

“Sot e them me plot bindje se ne i qëndrojmë plotësisht angazhimit të marrë se mandati i ri, do të jetë edhe mandati i fundit që do të diskutohet për këtë çështje gjatë fushatave zgjedhore. Jam shumë i bindur që qasja që kemi tani është qasja e duhur për ta fituar këtë betejë. Prandaj kush e sheh 25 prillin si një ditë të shpresës, të zgjidhjes së këtij problem, duhet ta investojë votën e vet tek Partia Socialiste, sepse vetëm me Partinë Socialiste në qeverisje qendrore dhe me bashkitë e qarkut këtu, ne do kemi arritur që çdo banori të qarkut Elbasan t’i japim zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje”, theksoi Balla.

/j.p/r.e/

Lajme të tjera

Një 2-vjeçare arrestohet nga autoritetet federale të emigracionit, ‘shpërthejnë’ reagimet në SHBA

Autoritetet federale të emigracionit të Shteteve të Bashkuara (ICE) kanë ndaluar një vajzë të moshës rreth 2 vjeçe së bashku me babanë e saj,...

1300 policë për protestën/ Berisha mesazh pak para tubimit: Keni shansin e madh të riktheni të ardhmen e shqiptarëve

Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar nga qytetarët që sot “t’i bëjnë gjyqin kryeministrit”, duke marrë pjesë në protestën e thirrur në orën 17:00 para...

Rikthehen ‘skemat piramidale’, alarm për mashtrimin me investime

Skemat e mashtrimit, të ngjashme me firmat piramidale, janë rikthyer sërish në qytetin e Lezhës. Edhe pse një skemë e tillë mashtroi më herët qindra...

380 të burgosur në prag lirie/ Amnistia në filtrin e SPAK. Përjashtohen vrasjet, të përjetshmit dhe disa të dënuar nga GJKKO

Grupet që po kornizojnë projektligjin për amnistinë në burgje i kanë dërguar edhe SPAK-ut kërkesë për mendim. Siç bëjnë me dije burimet e TCH, shkresa...

“Kërcënuese për jetën, kalohet në hipotermi”/ Alarmi nga stuhia në SHBA: Mos dilni nga shtëpia

Rreth 200 milionë amerikanë janë paralajmëruar të përgatiten duke nisur nga e premtja për një stuhi dimërore jashtëzakonisht të ashpër, me reshje të dendura...

Dolën në pistën e avionit pasi iu devijua fluturimi, prokuroria e Brindisit nis hetimin për 3 shqiptarët

Nata mes 6 dhe 7 janarit u shndërrua në kaos në aeroportin e Brindisit, pasi dy fluturime të kompanisë Wizz Air me destinacion Tiranën,...