11.8 C
Elbasan

Gjergj Luca dhe Luçiano Boçi bëjnë paqe, kandidati demokrat pranon ndjesën e biznesmenit

Disa ditë pas sherit te bejshem  biznesmeni Gjergj Luca dhe kandidati për deputet i PD, Luçiano Boçi duket se kanë bërë paqe. Në një prononcim për News 24, Luca është shprehur se i vjen keq për atë që ka ndodhur duke shtuar se harresa është gjëra më e mirë.

“Ne jemi mbledhur këtu për punë dhe jo për gjëra të tjera që kanë ndodhur jashtë dëshirës sime dhe jashtë asaj që unë jam. Ndaj nuk mendoj se sot në këtë ditë pune të bëhet objekt bisede një gjë që s’duhet të ndodhte.  

Harresa është gjëja më e mrekullueshme që ka bërë zoti por edhe pendese disa njerëz duhet te kenë qe minimal ishit duhet te fisnikërohen para opinionit publik. Megjithatë kjo hyn tek ata njerëz që hyjnë tek njerëzit që i falin dhe e dine çfarë bëjnë. Mua më vjen keq edhe njëherë që ka ndodhur ajo punë dhe që nuk është Luca dhe as ai tjetri nuk është pjesë e atij aksidenti”, tha ai.

Menjëherë ka ardhur reagimi i kandidatit demokrat Boçi i cili është shprehur se e mirëpret deklaratën e Lucës pasi për të çdo mesazh paqeje është i mirëpritur. Abcnews.al mëson se pasi kanë bërë paqe, Boçi i ka dorëzuar telefonin biznesmenit Luca.

Boçi dhe Luca u përplasën fizikisht pak ditë më parë në një lokal. Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi deklaroi se ishte dhunuar nga biznesmeni Gjergj Luca. Ndërkohë ky i fundit hodhi poshtë pretendimin e tij duke thene se kandidati demokrat e kishte qëlluar./mv.abcnews.al

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...