10.6 C
Elbasan

Gjiknuri: PD kërkon të kthehet KQZ-ja aktuale, mazhoranca është komode edhe me këtë kod zgjedhor

Pas mbledhjes së Këshillit Politik, bashkëkryetari socialist për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri, tha në një prononcim për mediat se nuk u ra dakord për diçka specifike në takimin e sotëm.

Kjo sipas tij, për faktin se Partia Demokratike kërkon të kthehet KQZ-ja aktuale.

Damian Gjiknuri: ‘‘Nuk është se ramë dakord për ndonjë gjë sepse Partia Demokratike fatkeqësisht iu kthye skemës politike të KQZ-së. Kjo të bën të mendosh ajo çka kishin propozuar ekspertët dhe që ka qenë dhe pjesë e diskutimeve dhe me aktorët ndërkombëtare që ndihmuan në këtë proces, ka qenë që të krijojmë një trup KQZ-je të qëndrueshme përtej mandati të një kuvendi, dhe natyrshëm duke reflektuar edhe interesat e opozitës duke krijuar një trup të balancuar por në fund të fundit më profesionale dhe me mandate më të gjata se çjanë sot. Por siç duket, PD-ja me çkuptoj ka kërkuar një marrëveshje zgjedhore, marrëveshje për të marrë disa garanci që lidhen me leximin e dokumentit të identifikimit, ajo që quan identifikimi elektronik i zgjedhësit.”

Gjiknuri theksoi gjithashtu se PD kërkon mandate 4 vjeçare të komisionerit dhe nënkomisionerit dhe se mazhoranca është komode edhe me këtë kod zgjedhor.

Damian Gjiknuri: ”Mbase mund të ishte më e ndershme, le ta mbajmë KQZ-në siç është. Po qe se duhet ta bëjmë përsëri me mandate politike, është më normale që të dilnin dhe të thonë jemi të kënaqur edhe me KQZ-në aktuale ashtu siç janë të kënaqur me organet e tjera. Këtu ishte një devijim i paparashikueshëm i bisedës, unë shpresoj që ata duhet të reflektojnë. Ata nuk mund të zhbëjnë parlamentin, as komisionrët të zgjidhen në mënyrë parlamentare.”

”Ne jemi akoma për gjetjen e kompromisit brenda parimeve që kemi negociuar, për të krijuar një organ KQZ-je të qëndrueshëm dhe të pavarur, por mbi të gjitha me kapacitet që ata të implementojnë skemën që kemi rënë dakord, depolitizimin. Ata kërkojnë përsëri mandate 4 vjeçare të komisionerit dhe nënkomisionerit, duan të kthehen të KQZ-ja aktuale. Mazhoranca ka qenë komode edhe me këtë kod aktual. Le t’i rrimë dhe kësaj skeme dhe mos të bëjmë më debat më tutje. Nuk di që në kodin zgjedhor të shkruhen procedura tenderimi dhe PD kërkon këtë gjë. Ne i dhamë nënkomisionerin me të drejta si komisioneri, por besoj se nuk është normale që një ligj zgjedhor të përfshihet me procedura tenderimi.”

Ora News

Lajme të tjera

E reja gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për 2 administratorët e biznesit

Ditën e djeshme është gjetur pa shenja jete një 31-vjeçare nga Kosova në ambientet e një hoteli në Durrës. Policia e Durrësit njofton sot se...

Largimi i bluzave të bardha, Urdhri i Mjekut: Ulen kërkesat për “certifikatën e sjelljes së mirë”

Kërkesat e mjekëve për t’u larguar nga Shqipëria duket se kanë pësuar rënie vitet e fundit. Të dhënat e Urdhërit të Mjekut në Shqipëri,...

Lëvizte i armatosur në Lushnjë, shpallet në kërkim 21-vjeçari, arrestohen 5 shokët e tij (EMRAT)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe bazuar në informacionet e...

Tensione në protestën e PD, molotovë e fishekzjarre në drejtim të MB dhe ish-ministrisë së Ballukut, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Që në nisje të protestës në drejtim të Kryeministrisë janë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë. Pas Kryeministrisë, janë hedhur molotovë dhe mjete piroteknike drejt Ministrisë së...

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të...

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...