12.7 C
Elbasan

Gjoba dhe ndjekje penale për shkeljen e protokolleve antiCOVID

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi inspektuan sot zbatimin e masave antiCOVID në aktivitetet e biznesit në Tiranë.

Ministri Lleshaj paralajmëroi “zero tolerancë për shkelësit e ligjit”. “Gjobë, mbyllje aktiviteti dhe ndjekje penale për mosrespektimin e masave antiCOVID”, tha ai.

“Ne kemi dalë sot për të shoqëruar një ekip inspektimi, i cili po kryen verifikimin e zbatimit të masave kundër COVID në këtë njësi të Tiranës. Shohim që ka mobilizim të madh dhe vlen për t’u përgëzuar angazhimi i Policisë, i strukturave të tjera të shëndetësisë në ndjekjen nga afër të zbatimit të masave, por me rëndësi më shumë nga të gjitha është sensibilizimi i opinionit publik të cilët duhet të kuptojnë se virusi është një rrezik real, që jo vetëm s’ka kaluar por ndodhemi në një fazë kritike dhe ne na kërkohet vlerësim serioz i kësaj situate”, tha Lleshaj.

Ministri tha se “nuk duhet të presim që virusi të trokasë te ne për ta kuptuar rrezikun e tij, por duhet të shohim rrezikun tek të tjerët që të marrim masa që të mos vijë te ne, pasi kur vjen është vonë”.

Lleshaj kërkoi që qytetarët të njoftojnë Policinë në numrin 112 për rastet e personave që nuk e kuptojnë rrezikun dhe nuk u binden masave të rekomanduara nga autoritetet shëndetësore.

“Vlen thirrja për qytetarët për t’u bashkuar fort në mbështetje të shtabeve shëndetësore të cilat duhet ti mbrojmë, sepse janë aseti i parë dhe i fundit që kemi në përballjen me këtë rrezik të madh. Për këtë arsye, bashkëpunimi ynë në respektimin e masave është lehtësimi më i madh dhe mbrojtja më e madhe që mund t’i bëjmë stafeve mjekësore, të cilat po bëjnë një punë heroike”, tha ai.

Po ashtu, Lleshaj tha se “duhet të lehtësojmë edhe punën e Policisë përmes sinjalizimit për rastet e qytetarëve të cilët ende nuk kuptojnë rrezikun dhe ende nuk i binden masave të rekomanduara”.

Sipas tij “është me shumë rëndësi njoftimi i Policisë për rastet e shtetasve që duhet të qëndrojnë në karantinë dhe nuk e respektojnë atë”.

“Megjithëse Policia i ka të plota informacionet rreth tyre, por gjithsesi edhe bashkëpunimi i qytetarëve ndihmon shumë. Është me mjaft rëndësi koordinimi i përpjekjeve për ta parandaluar dhe për të mos u kthyer pas”, tha Lleshaj.

Lajme të tjera

Elbasan/ Lidhi ujin në mënyrë të paligjshme, procedohet e moshuara

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen...

Nga trafikimi i kokainës te vrasjet/ Aksioni ndaj grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbulon detajet zyrtarisht

SPAK ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me goditjen e grupit të strukturuar kriminal me bzë në qytetin e Vlorës, i përfshirë në trafikun...

EMRI/ Arrestohet ish-efektivi i policisë, për trafik droge e shpërdorim detyre

Arrestohet ish-punonjësi i Policisë, Hamëz Demushi. Dyshohet se është arrestuar për shpërdorim detyre dhe trafik droge.

Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit për dorëzimin pa kushte: Një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”,...

Detaje nga aksioni në Vlorë, zbardhet vrasja e Gentian Qarrit/ Urdhërarreste edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn

Detaje të reja nga aksioni në Vlorë me urdhër të SPAK.  mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit. Autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste në...