16.9 C
Elbasan

Gjobiten 1334 shtetas që u kapën pa maskë mbrojtëse, policia vijon kontrollet për shkeljet në kohë Covidi. Sa persona u ndëshkuan ditët e fundit

Policia e Shtetit

Ndëshkohen me masë administrative 1378 qytetarë që nuk zbatuan masat anticovid gjatë ditëve të fundit.  Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin, në vijim të kontrolleve për zbatimin e masave anticovid, kanë ndëshkuar me masë administrative 1378 shtetas, konkretisht:

– 1334 shtetas janë ndëshkuar me nga 3.000 lekë për mosvendosjen e maskës mbrojtëse;

– 6 shtetas janë ndëshkuar me nga 700.000 lekë, pasi nuk zbatuan vetëkarantinimin e detyrueshëm.

– 2 administratorë subjektesh janë ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë, pasi ushtronin aktivitetin në subjektet e tyre, në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

– 36 janë shtetas janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, pasi u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë ditëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1334 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 29 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Në vijim të kontrolleve për zbatimin e vetëkarantinimit të detyrueshëm nga shtetasit e infektuar me COVID-19, janë evidentuar 6 shtetas që kanë shkelur rregullat e vetëkarantinimit, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë secili.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 2 lokale në të cilët ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për secilin nga subjektet u vendos masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 36 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

Fax

Lajme të tjera

Votimi kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas votimit në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Sipas BE, lufta ndaj korrupsionit është...

Rama nuk dorëzoi Ballukun, reagon Ambasada gjermane: Ndjekja e korrupsionit në nivelet e larta, të zbatohet shpejt dhe pa pengesa

Edi Rama nuk dorëzoi Belinda Ballukun dhe rrëzoi kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin me votat e shumicës së tij parlamentare. Pas vendimit...

Tronditet” Gjermania para Botërorit, Sport Bild: Jurgen Klopp zëvendëson Nagelsmann në stolin e “panzerave”

E përditshmja prestigjoze gjermane “Sport Bild” ka hedhur orët e fundit dritë mbi një zhvillim vërtetë të bujshëm. Julian Nagelsmann mund të mos jetë...

PS rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut/ Tensione në Kuvend, deputetë të opozitës bllokojnë Foltoren

Kanë nisur tensione në Kuvend pasi është rrëzuar kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Deputetë të opozitës, kanë nisur të godasin tavolinën, ndërsa...

Qeveria miraton rregullat për bastet sportive/ Përcaktohen standardet teknike, do funksionojnë vetëm online

Pas më shumë se 2 vitesh pritje për aktet nënligjore, qeveria ka miratuar sot vendimin që përcakton rregullat teknike për funksionimin e basteve sportive...

Më kanë bërë keq, s’dua të më lëndojnë më”/ Letra e fundit e Xhuana Nikollajt, autopsia zbuloi shenjat e dhunës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku një 25-vjeçare i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë, pasi dyshohet se dhunohej nga partneri. Kanë...