9.2 C
Elbasan

Gjykata i dha “vulën” e partisë Berishës, Alibeaj: Vendim në nivelin e skandalit, do të ankimohet

Enkelejd Alibeaj, kryetari i komanduar i PD-së, nuk e njeh vendimin e Gjykatës së Tiranës, që njohu sot Komisionin e Rithemelimit, si organ drejtues të kësaj force politike.

Alibeaj e cilësoi vendimin skandaloz, dhe tha se do të apelohet, ndërkohë që sa i takon veprimeve politike, ai tha se njëra palë e bëri hapin e saj, duke iu referuar dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Alibeaj tha se të njëjtën gjë presin demokratët dhe nga Berisha, duke folur në emër të tyre.

Deklarata e plotë: 

Brenda afatit 15 ditor ne kemi të drejtë që të paraqesim një ankim, ju e dini që vendimi merr formë të prerë, vetëm pas shqyrtimit në Gjykatën e Apelit. Atëherë pyetja e parë që do të bënim është, nëse vendimi i sot është apo jo i ekzekutueshëm, vendimi bëhet i ekzekutueshëm, vetëm nëse nuk ankimohet, ose nëse është shprehur Gjykata e Apelit.

Ne do të presim Gjykatën e Apelit. E vërtetë është një gjë, ne nuk kemi qenë palë në proces, dh vendimi është nul, e drejta e ankimimit është kushtetuese, ja kaq e thjeshtë. Do të jap një sqarim të fundit, sot flasim për një çështje juridike, politikisht aktet tona janë shumë të qarta, ne kemi bërë hapat tona për bashkimin, zoti Basha ka bërë hapin e vetë, presim që lëvizja përballë të jetë simetrike.

Lajme të tjera

Përkeqësohet moti në Durrës! Shtyhen nisja e trageteve nga porti drejt qytetit të Barit

Përkeqësohet moti! Shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit Përkeqësimi i kushteve atmosferike në det të hapur shtyn me disa orë nisjen e trageteve...

E pazakontë! Kafshimi qenit i kushton jetën 65-vjeçares në Belsh (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belsh, ku një 65-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është kafshuar nga një qen. Emine Agolli nga fshati Çërragë...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu dërgohet në urgjencën e QSUT! Shtrohet në pavionin e Kardiologjisë

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas komplikacioneve shëndetësore që ka...

LOTËT QË U BËNË GJOL (DUMREA)

LOTËT QË U BËNË GJOL Kush e ka vizituar Dumrenë dhe nuk ka mbetur i befasuar? Kodrat e saj të rrumbullakosura valëzojnë si dallgët e...

SPAK jep dritën jeshile, Ministria e Drejtësisë e bllokon! Përplasje institucionale për intervistën e Ilir Metës në “Off The Record”

Një përplasje e hapur qëndrimesh ka shpërthyer mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së...

Deputeti me 7 shtëpi i PD-së, Blendi Himçi, tendera nga pushteti me karburantin e fshehur në emrin e vëllait – dyshime për mashtrim me...

Rama ik, por me kë do rrëzohet? Edhe “Himçi i Elbasanit” del i shitur Deputeti me 7 shtëpi i PD-së, Blendi Himçi, tendera nga pushteti...