11.8 C
Elbasan

Gjyshërisht në radhë për vaksinën tek sheshi, do vijnë dhe 20 mijë vaksina Pfizer brenda prillit

Prej katër ditësh ka nisur vaksinimi masiv në sheshin  “Skënderbej”. Të moshuar qëndrojnë në radhë pranë çadrave në sheshin “Skënderbej” për të bërë dozën e vaksinës kineze “Sinovac’, e cila është vënë në dispozicion për të gjithe qytetaret e moshës së tretë, nga mosha 70 vjeç e lart.

Të moshuarit nuk kundërshtojnë bërjen e vaksinës por nuk janë të kënaqur me qëndrimin në radhë për shkak dhe të moshës së tyre të thyer.

Më lajmëroi mbrëmë mjeku i familjes dhe na tha shkoni në mëngjes zini radhën. Do të presim, se kush ikën e vjen prapë. Pleqëria nuk bën dot punë të vejë e të vijë, unë jam  në Kinostudio” thotë një nënë.

Ka dhe të moshuar që kanë durim. “Për një ditë nuk do të vdesim ne!” thotë një nënë tjetër duke qeshur.

20 mije vaksina te tjera
Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se brenda muajit prill do të vijnë edhe 20 mijë doza të vaksinës Pfizer.

“Presim nga kontrata me kompaninë Pfizer të kemi sërish përgjatë muajit prill rreth 20 mijë doza. Brenda javës së parë presim 7 mijë dozat e para, e më tej deri në datë 19 prill 20 mijë doza. Ndërkohë që presim që të lëvrohen edhe sipas kalendarit të lëvrimit dhe pjesa tjetër e dozave Sinovac”, bëri me dije Manastirliu.

Për tre ditë radhazi janë kryer mbi 50 mijë vaksinime dhe procesi do të vijojë në qendrat e përqendruara por edhe qendrat shëndetësore kudo në vend.

Shqipëria ka marrë një numer te madh vaksinash Sinovac nga Turqia dhe ka marrë 20% të vaksinave, nga 1 milion doza që pritet të mbërrijnë.
Nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer 119,321 vaksinime.

Ora news

Lajme të tjera

Dhuna online trondit të rinjtë/ Adoleshentët përballen me denigrim, kërcënime e gjuhë urrejtje në rrjete sociale

Denigrimi dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale është kthyer në shqetësimin e  shumë të rinjve në vend. Raportimet për incidente online, kërkesat për...

Çfarë ka ndodhur në Elbasan gjatë 24 orëve? Policia jep detaje

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit R. L., 25 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, pasi u kapën...

Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari

Durrës-Një 26-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Durrësit pasi ka marrë plagë në këmbë, pas një konflikti me një tjetër person. Njoftimi Rreth orës 14:00, shtetasi...

Kapen me shkelje të rënda pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega”

Aksioni i gjerë kundër informalitetit në tregun e hidrokarbureve ka nisur me goditje konkrete në qytetin e Elbasanit. Task-Forca e përbashkët e ngritur nga...

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...