Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka goditur me thikë një  61-vjeçar për motive të dobëta.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë T.C, banues në Samaticë, Ura Vajgurore.

Ky shtetas, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin Q.Z.,61 vjeç, banues në Samaticë, Berat, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”.