9.3 C
Elbasan

Grabitën 4 klandestinë dhe plagosën me thikë një prej tyre, arrestohen 2 autorët në Korçë

KORÇË- Policia e Korcës ka arrestuar 2 persona, R. M., 20 vjeç dhe E. B., 25 vjeç, pasi grabitën dhe dhunuan 4 emigrantë nga vendet e Lindjes. Uniformat blu bëjnë me dije se 2 autorët kanë u kanë marrë 500 euro 4 klandestinëve, si edhe kanë goditur me thikë njërin prej tyre. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Korçës, ku po merr mjekim. Dy të arrestuarit kanë qenë të dënuar më herët për vjedhje.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 02.08.2020, ku u vodhën me dhunë 4 emigrantë të paligjshëm dhe u plagos me mjet prerës njëri prej tyre. Ndalohen nga Policia, dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2020, bënë ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim:

• R. M., 20 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

• E. B., 25 vjeç, banues në Vlorë, (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Ndalimi i tyre u bë pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, iu kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 4 shtetasve të huaj, të cilët pasi i kanë marrë në një automjet, në afërsi të fshatit Drenovë, iu kanë vjedhur me dhunë 500 euro, si edhe kanë goditur me mjet prerës njërin prej tyre i cili mori mjekimin e nevojshëm pranë Spitalit Rajonal Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” të kryera në bashkëpunim.

J.V/Dosja.al 

Lajme të tjera

Bravo Ardit! Miri tregon se shet shokët për lojë

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para...

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...