Paraditen e sotme në orën 10.00 ka mbërritur në Gjykatën  e Shkallës së Parë në Fier njëri prej autorëve të grabitjes që mbeti në tentativë të banesës së Arben Çepeles në qytetin e Roskovecit .

Ngjarja ka ndodhur në datën 11.02.2021  në banesën e një 57 vjeçari ku mbeti i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë Arber Çepeles 40 vjeç .

Gjyqtarja e çështjes Erlanda Aga pasi ka dëgjuar palët akuzën, dhe mbrojtjen ka vendosur  masën e sigurisë arrest me burg .

Avokati i çështjes Savet Haxhia ka thënë se personi që akuzohet nuk është ai  dhe pretendon se e kanë ngatërruar.

 “Personi që akuzohet e kanë ngatërruar. Nuk ka prova që ta akuzojnë shtetasin Elis Bushin. Nuk ka atë veshje që ata pretendon prokurori që e kanë kapur nga kamerat.” tha ai