7.7 C
Elbasan

Gratë shqiptare në Siri në alarm: Ushtarët kurdë po na rrëmbejnë fëmijët, shteti shqiptar s’po bën asgjë!

Fëmijët shqiptarë të mbetur në kampin Al-Haël në Siri po rrëmbehen nga çadrat. Për rikthimin e tyre autoritetet shqiptare nuk kanë marrë asnjë iniciativë konkrete, ndërsa situatën alarmante e shprehin vetë nënat në kamp nëpërmjet 3 letrave të dërguara në redaksinë e A2. Fëmijët e moshave 11 vjeç e sipër po rrëmbehen nga brendësia e kampit nga ushtarët kurdë, ndërsa askush nuk ka informacion se përse po ndodh diçka e tillë apo dhe ku dërgohen.

Juli, ju e patë gjendjen tonë në kampion Al Hawl. Ne nuk folëm sepse ti ishe me shoqërues. Nuk jemi të lira të flasim për të vërtetën që është këtu. Ne kemi pritur dita-ditës se po bëni diçka për ne. I kemi kërkuar ndihmë shtetit shqiptar, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Ne kërkojmë ndihmë nga ju, nga çdo shqiptar që ka familje dhe fëmijë. Fëmijët tanë nga 11 vjeç e sipër, djem dhe vajza, po i marrin, nuk e dimë se ku i çojnë. Nuk kemi asnjë lajm për ata. Prandaj, mendoni për ne ashtu si për familjen dhe fëmijët tuaj. Bëni diçka për të na ndihmuar. Ne presim një përgjigje të saktë. Kemi që kur ti ke ikur, që rrimë me çantat gati, me shpresë se po na merrni. Fëmijët shqiptarë thonë, kur po vjen ai gazetari shqiptar që të na marrë. Duam një përgjigje nga shteti shqiptar

7 familje, kryesisht nënat dhe fëmijët e tyre, prej 1 viti e gjysmë ndodhen në kampin Al-Haël në veri të Sirisë. Burgu prej 80 mijë personash kontrollohet nga forcat kurde. Sipas autoriteteve të kampit, e vetmja mënyrë për të tërhequr nënat dhe fëmijët është vendosja e kontakteve zyrtare nga pala shqiptare me administratën e kampit.
/A2 CNN

 

Lajme të tjera

Pas 7 orësh hapet aksi Librazhd-Prrenjas

Librazhd Në vijim të informacionit të dhënë për bllokimin e qarkullimit në aksin rrugor “Librazhd – Qafë Thanë”, në vendin e quajtur Dragostunjë, ju njoftojmë...

“Ra mali, kemi 5 orë të bllokuar”/ Aksi Librazhd-Prrenjas i paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve: Jemi të sëmurë! Qeveria…

Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar. Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik, ndërsa mes tyre ndodhen fëmijë...

Fuga-Mazniku skemë tenderash në Bashkinë e Veliajt me kompaninë “INET Albania” (Dokumentet)

Një seri kontratash publike të fituara nga kompania INET ALBANIA sh.p.k në institucionet e varësisë së Bashkia Tiranë ngre pikëpyetje mbi përqendrimin e fondeve,...

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas! Fadromat hedhin dherat dhe shkëmbinjtë në ujërat e lumit

Aksi Librazhd-Prrenjas u bllokua ditën e sotme pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve që ndaluan tërësisht qarkullimin e automjeteve. Pas situatës së rënduar në këtë...

Skandal në aksin Librazhd-Prrenjas! Rruga kombëtare paralizohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania zhduket nga terreni

Prej orës 11:00 të paradites, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe radhë të gjata automjetesh...

Skandal/ Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e ilaçeve brenda ditës me 4000%

Një listë e gjerë barnash kanë pësuar rritje të çmimit duke filluar nga muaji janar i këtij viti. Madje, disa prej tyre kanë pësuar rritje...