14.4 C
Elbasan

Greqia hap kufijtë nga 28 qershori për vizitorët shqiptarë

Nga 28 qershori, Greqia do të hapë kufijtë për  vizitorët shqiptarë. Vendimi është marrë nga ministria e Turizmit të Greqisë.

Në këtë mënyrë Greqia, ndoqi rekomandimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili vendosi të mërkurën, të heqë kufizimet e udhëtimeve për disa vende të reja, mes tyre edhe vendi ynë.

Këshilli Europian përditësoi sot listën e vendeve të treta për të cilët duhen hequr kufizimet e udhëtimeve jo-esenciale bazuar në situatën epidemiologjike në vend, mes tyre edhe Shqipëria.

Këto kufizime, sipas Këshillit duhet të hiqen gradualisht teksa kjo listë do të rishikohet çdo dy javë.

Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve nga:

Shqipëria
Australia
Izraeli
Japonia
Libani
Zelanda e Re
Republika e Maqedonisë së Veriut
Ruanda
Serbia
Singapori
Korea e jugut
Tajlandë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Lajme të tjera

Elbasan/ Hidhet lëndë plasëse në një banesë të pabanuar

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të...

“Pse s’ka zarf të zi?”/ Miri shtyn në mes të kuzhinës Artanin!

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka rikthyer debatet mbi standardet e ndëshkimeve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”....

Del autopsia e vrasjes së Kevin Muharremit në Itali, çfarë u zbulua

Autopsia për vrasjen e 25-vjeçarit Kevin Muharremi, i cili humbi jetën në një natë të përgjakshme të Shën Valentinit në Itali, ka nxjerrë detaje...

PEZULLOHET “KMY”-ja! Grigor Lengo ka helmuar shqiptarët ndër vite me fileto pule që rrinte në dysheme, mes mykut e ndryshkut

KMY kompania e mishit e drejtuar nga Grigor Lengo e Spiro Lengo, që ka helmuar shqiptarët prej vitesh, pasi nuk i pagoi gjobën Blerina...

Llogaritë e shqiptarëve jashtë vendit do të zbardhen/ Shqipëria do të marrë të dhënat, ekspertët: Aksion për të luftuar krimin ekonomik

Llogaritë bankare të shqiptarëve nëpër botë do të jenë të njohura edhe për shtetin shqiptar. Në vendimin e Këshillit të Ministrave të 5 marsit, Shqipëria...

Tronditëse në Këlcyrë/ 67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza edhe për dy të mitur të tjerë

Një ngjarje e rëndë që ka tronditur komunitetin e Këlcyrës ka çuar në arrestimin e një 67-vjeçari, i cili dyshohet se ka tentuar të...