15 C
Elbasan

Gripi i Shpendëve, ministria e Bujqësisë: 120 mijë pula po asgjësohen, vezët u hoqën nga tregu

Ministria e Bujqësisë ka reaguar për përhapjen e gripit të shpendëve në vend. Në një deklaratë për mediat, ministria bëri të ditur se 120 mijë shpendë janë duke u asgjësuar, ndërsa informoi po ashtu se AKU është çdo ditë në terren.

Po ashtu, bëhet e ditur se e gjithë partia e vezëve të kontaminuara janë hequr nga tregu. Ndërkohë, është ndaluar tregtimi i shpendëve në thertore për të siguruar tregtinë ushqimore. Sipas MB deri më tani janë 340 mijë shpendë të ngordhur ndërsa shqetësim kryesor vlerësohet të jetë pakësimi i shpendëve.

Zv/ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci deklaroi se përveç pulave të ngordhur anë Durrës si edhe pelikanit kaçurrel në Prespë, nuk ka vatra të tjera që është raportuar gripi i shpendit.

Kemi një rast të konfirmuar të pelikanit në zonën e Prespës, pelikanët janë konstatuar më parë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, po te pelikanët, Sapo kemi marrë njoftimin, filloi në zbatim plani i kontigjencës, monitorimi dhe krehja e zonës, në monitorim u identifikua një pelikan i ngordhur dhe rezultoi pozitiv. Nuk kemi vatra të tjera, po vijojmë monitorimit, rastet e dyshimta vijnë në ISUV. Deri tani jemi në terren, duke monitoruar, në të gjithë vendin dhe rezultatet raportojnë që nuk kemi raste të evidentuara.”

Po ashtu, Gjeci theksoi se konsumatori nuk duhet të frikësohet pasi siç deklaroi ajo nuk ka pula të infektuara në treg. /abcnews.al/

Lajme të tjera

Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të dërgojnë në Botërorin 2026, me testin e parë që do të jetë përballë Polonisë në...

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës...

Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan rreth 1 kg kanabis. “Në vijim...

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, reagon policia: Arrestohet një person, katër në kërkim, mes tyre vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Peqin/Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”. Vihet në pranga 1 shtetas për “Shpërdorim detyre” dhe shpallen në kërkim 2 autorë të...

Fiter Bajrami, Erion Murataj bën urimin e fortë

Urimi i Erion Murataj  "Gëzuar Fiter Bajramin! 🌙✨ Në këtë ditë të shenjtë, le të rikujtojmë vlerat e pastra të besimit : drejtësinë, ndershmërinë dhe mëshirën...

Iu kapën 4 mijë rrënjë kabanis në një maganizë, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të Rrogozhinës: Është në pronësi të vëllait

Policia ka vendosur lirimin e drejtorit të burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa pas marrjes në pyetje. Hasa u vetëdorëzua në polici vetëm disa orë pasi...