10.9 C
Elbasan

‘Grup i strukturuar kriminal’, prangoset i kërkuari nga Italia në Mallakastër

Është arrestuar një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi M. B., 41 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Messina, Itali, në korrik 2019, i ka vendosur urdhër-arresti për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Ja njoftimi i plotë:

Mallakastër

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Strukturat e DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit M. B., 41 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Messina, Itali, në korrik 2019, i ka vendosur urdhër-arresti për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lajme të tjera

Elbasani ëndërron trofetë: Stadiumi pritet të mbushet me mijëra tifozë, për femrat biletat do të jenë gjithmonë falas

Sezoni aktual futbollistik po shndërrohet në një nga më emocionuesit për qytetin e Elbasanit. Ekipi verdh e blu, falë rezultateve të shkëlqyera në kampionat...

Kryepolici i ri, ja si do të vlerësohen kandidatët në konkurs. Ministria e Brendshme kërkon informacion nga SPAK

Përzgjedhja e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit po shkon drejt fazës finale. Javën e ardhshme do të bëhet zyrtarisht publik...

Rritja e çmimit të naftës/ Qeveria rikthen Bordin e Transparencës

Qeveria do të rikthejë Bordin e Transparencës, ku pritet të komunikohet vendimi zyrtar. Pas rritjes me 15 lekë të çmimit të naftës në 24 orët...

Rritja e çmimit të karburantit, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Punoni nga shtëpia dhe ulni shpejtësinë në rrugë

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) prezantoi të hënën një sërë propozimesh për të lehtësuar barrën e konsumatorëve nga rritja e çmimeve të energjisë, e...

Çmimi i arit shënon rënie të ndjeshme

Çmimi i arit ka regjistruar një rënie të ndjeshme gjatë ditës, duke zbritur fillimisht nën 4.900 dollarë dhe më pas duke testuar nivelin 800...

Video/ Besimtarët mysliman në Elbasan festojnë Fiter Bajramin

Edhe këtë vit qindra besimtarë myslimanë janë mbledhur në sheshin Gensher në Elbasan për të kryer faljen për Fiter Bajramin.