5.5 C
Elbasan

Hashim Thaçi del në Hagë, refuzon dhe mohon akuzat për krime lufte: I hedh poshtë të gjitha!

Sot është zhvilluar gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi është thirrur në Gjykatën Speciale të Hagës ku dëshmoi mbi akuzat për krime lufte.

Në seancën e sotme nuk u paraqitën prova në lidhje me akuzat, por vetëm diskutime për aktakuzën e mbërritur në emër të tij.

16:21/ Ish-presidenti Hashim Thaçi nuk ka preferuar të flasë më shumë mbi akuzat, duke ia lënë vendin avokatit të tij mbrojtës.

Thaçi: Gjithçka që do të theksoja po ia lë avokatit.

Ora 16:15/ Sakaq prokurori i çështjes ka qartësuar që paqartësitë nga pala mbrojtëse e Thaçit do të sqarohen të plota deri në fund të javës.

Prokurori: Ka qenë synimi ynë të ofrojmë një version të redaktuar të kërkesës për arrest dhe do t’ju japim informacione deri në fund të javës.

Do t’i trajtojmë të gjitha këto çështje deri në detaje. Ka çëshje që përfshihen si disponueshmëria e burimeve, rrjedhja e tjetërsuar, ndërhyrjet që hedhin dritë mbi rrezikun e mundshëm të ngjarjeve të kohëve të fundit, si fakti që Thaçi ditën e fundit u informua për faljen e dy personave që ishin dënuar për vrasjen e një bashkëpunëtori.

Këto janë çështje që do të trajtohen me detaje.

Bëhet fjale për një aktakuzë që përfshin shumë vrasje dhe dëgjojmë që z. Thaçi nuk është përgjgegjës. Të gjitha akuzat janë pjesë e mandatin dhe do ti disktojmë të gjitha.

Ora 16:00/ Akuzat u mohuan kategorikisht nga ana e Thaçit, ndërkohë që avokati i tij e ka cilësuar si të panevojshëm arrestimin e tij. Ai ka shtuar se në vend të paraburgimit mund të aplikohetj metoda e fletëthirrjes.

Avokati i Thaçit: Asgjë në këtë aktakuzë nuk flet për vjedhjen e organeve dhe për krimet e tmerrshme. Kemi një përmbledhje të incidenteve shumë prej të cilave janë gjykuar në Gjykatat e Kosovës ose në Penalen. Të gjitha këto i kanë vendosur aktakuzat në një strukturë. Do të tregohen që janë falso dhe do të luftohen. Pres t’i luftojmë me sukses.

U çuditëm që ju e gjykuat të nevojshëm arrestimin e Thacit në vend të një fletëthirrje. Ne nuk i kemi parashtrimet dhe ndërkohë pasdite do të kërkoj lirimin e tij të përkohshëm. Nuk është e përshtatshme të bëjmë kërkesën pa e ditur se çfarë kërkon të dijë Prokuroria me frikën për arratisje.

Ne duam të dimë se cilat janë praktikalitetet e kërkesës, se çfarë po thuhet. Ne duam elementet specifikë të informacionit, përveç materialit protësues që ka paraqitur prokuroria pas 26 gushtit. Do të kërkoj që kërkesa për lirim të bëhet në javën e ardhshme pasi kemi marrë vendimin me gojë.

A e meriton ku person të mbahet i burgosur këtu apo jo? Ka disa arsye për të justifikuar paraburgimin.

15:36/ Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka refuzuar pak më parë të gjithë akuzat e lexuara nga trupa gjykuese në Gjykatën Speciale të Hagës.

I dëgjova, i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha”, ka thënë Thaçi duke mos e zgjatur fjalën e tij.

Ora news

Lajme të tjera

Dëshmitë e 4 ish-liderve të UÇK-së në Hagë, Reuters citon Thaçin: Drejtësia për viktimat s’mund të përmbushet duke i dënuar të pafajshmit

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u tha gjyqtarëve në gjyqin e tij për krime lufte në Hagë të mërkurën se drejtësia nuk mund të...

“Më detyronin të shkoja me disa burra brenda natës”/ Investigimi i BBC: Si bandat e drogës në Londër rekrutonin vajza 15-vjeçare për të shlyer...

BBC ka publikuar së fundi një artikull investigues, me të cilin ka nxjerrë në dritë sesi bandat e drogës në Londër përdornin vajzat e...

Arrestohet në Itali vëllai i deputetes së PD

Markelian Hoti, vëllai i deputetes demokrate Elda Hoti, është vënë në pranga në periferi të Romës, në zbatim të një urdhër-arresti europian për trafik...

Shteti ynë ishte në duart e hekurta të Milosheviçit”/ Hashim Thaçi rrëzon akuzën e Hagës: Nuk u ktheva për pushtet, por për paqe

Në Hagë po mbahet seanca për ish-krerët e UÇK-së, të cilët në këtë proces do të bëjnë mbrojtjen e tyre. Në fjalën e tij, Hashim...

SPAK kontrolle te Spitali Amerikan dhe “Evita SHPK”, ministrja Sala merr 15 mijë euro çdo muaj nga Klodian Allajbeu

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë veprime hetimore në kuadër të një procedure që lidhet me koncesionet dhe...

Librazhd/ Ra në përrua aksidentalisht, humb jetën 49-vjeçari

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. K., 21 vjeç, pasi...