6.5 C
Elbasan

HEC-et e drinit pranë kuotave maksimale, shkarkime në Vaun e Dejës, rrezikon Komani

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që dy prej hidrocentraleve të kaskadës së drinit të jenë pranë kuotave maksimale duke detyruar KESH-in që nëse situata vijon e tillë të nisë shkarkimet në sasi edhe më të mëdha.

Gazetarja Erblina Mile raporton për abcnews.al duke iu referuar burimeve nga KESH, se Fierza është në kuotën 280 metra dhe situata është e stabilizuar pasi mbetën edhe 16 metra deri në kuotën maksimale.

 

Por, ndërkohë që Fierza nuk përbën problem, situata është mjaft shqetësuese në Koman dhe Vaun e Dejës, të cilët janë vetëm pak centimetra larg kuotës maksimale.

 

Kështu, Komani është në kuotën 174 metra e 42 centimetër, ndërsa kuota maksimale e këtij HEC-i është 176 metra. Nga ana tjetër, Vau i Dejës është aktualisht sipas KESH-it në kuotën 75 metër e 58 centimetër, ndërsa kuotën maksimale e ka 76 metra.

Nisur nga situata e krijuar në dy HEC-et e poshtëm të kaskadës së drinit, KESH ka filluar shkarkimet nga Vau i Dejes. Raportohet se shkarkimet totale nga HEC-i Vau i Dejës janë 500 m3/s nga portat e shkarkimit dhe 420m3/s nga prodhimi i turbinave, ose rreth 30% e prurjeve natyrore në lumin Drin.

Sa i përket prodhimit ditor, aktualisht po gjenerohet energji me kapacitet të plotë në Hec Koman dhe Vau i Dejës, 17.000 MWh, duke përmbushur plotësisht kërkesën për furnizim nga OSHEE. Në Hec Fierzë aktualisht nuk po gjenerohet energji e po administrohet me qëllim akumulimin e prurjeve për rritjen e rezerves energjitike dhe lehtësimin e veprimeve operacionale për administrimin e prurjeve“, bën me dije KESH për ABC.

Situata në HEC-e

                        Kuota aktuale                              Kuota maksimale

Fierza             280 metër e 26 cm                          290 metër

Komani         174 metër e 42  cm                          176 metër

Vau i Dejës     75 metër e 58 cm                             76 metër

Lajme të tjera

Bravo Ardit! Miri tregon se shet shokët për lojë

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para...

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...