12.1 C
Elbasan

“Hetim për fletët e pavlefshme”/ Presidenti Meta hedh dyshimet: Janë bërë marifete! E lehtë të kuptosh dorën e sovranit apo të sekserit. I bëj thirrje… Apr 30, 2021 | 13:34

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon një hetim të thellë për fletët e votimit, të cilat kanë dalë të pavlefshme. Në një konferencë për mediat, Kreu i Shtetit hedh dyshime se fletët e pavlefshme janë bërë qëllimisht nga persona, të cilët sipas tij kanë dashur të deformojnë vullnetin e sovranit.

Një thirrje kishte për forcat politike, që sipas tij momentalisht nuk duhet të bëjnë analiza, por të përqendrohen të mbarëvajtja e procesit, pasi ende nuk ka përfunduar.

“Duhet me shumë përgjegjshmëri të mos preket asnjë kuti votimi, apo fletë votimi. Të numërohet gjithçka sepse filmimet janë atje. Është e lehtë për ta kuptuar nëse një fletë ka dy kryqe dhe nëse i ka bërë e njëjta dorë apo janë dy duar të ndryshme, pra dora e sovranit dhe dora e sekserit dhe atyre që administrojnë dhe që kanë pasur qëllim për të cënuar votën e sovranit.

I bëj thirrje të gjitha forcave politike të përqendrohen për të mos cënuar më tej integritetin e këtij procesi dhe për të numëruar dhe rinumëruar cdo votë që është hedhur nga qytetarët.

Cdo krim zgjedhor e rëndon pozitën e atyre që do të përfshiheshin në krime të tilla për të mbuluar ato që kanë ndodhur.

I bëj thirrje forcave politike që të mos merren me analizën e zgjedhjeve, pasi ato nuk kanë përfunduar, por ti shërbejnë mbarëvajtjes së procesit.

Ky është mesazhi im dhe i kërkoj edhe KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor dhe Gjykatës Kushtetuese, Prokurorisë që të jenë në gatishmëri të këtij procesi. Asgjë nuk na nxiton, institucionet krijohen në shtator.

S’ka njeri të bërtasë më njeri hap kutitë, sepse kutitë jhanë hapur me kod. Të lënë cdo bashkëpunim që kanë pasur deri më sot, komisioner numërues të PS, PD, LSI. Tani të përqendrohen në këtë çështje. Është e rëndësishëm të bëhet një hetim i fletëve të pavlefshme. Një qytetar që nuk ka shkuar të votojë ka bërë zgjedhjen e tij dhe nuk ka të drejtë të kërkojë llogari. Por që një qytetar të shkojë të votojë të rrijë në radhë të hedhë votën e tij dhe ajo ti dalë e pavlefshme për shkak të marifeteve kjo është e pafalshme dhe nuk duhet të ndodhë më”

PANORAMA

Lajme të tjera

“E meriton pas asaj dite”/ Kamerat kapin ‘mat’ Ballën, kush është personi që i ofron orën luksoze: Është e papame…(FOTO

Një moment i pazakontë është kapur nga kamerat gjatë transmetimit të emisionit ”Opinion”, ku në fokus ka qenë telefoni i deputetit socialist, Taulant Balla. Në...

Elbasan/ Hidhet lëndë plasëse në një banesë të pabanuar

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të...

“Pse s’ka zarf të zi?”/ Miri shtyn në mes të kuzhinës Artanin!

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka rikthyer debatet mbi standardet e ndëshkimeve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”....

Del autopsia e vrasjes së Kevin Muharremit në Itali, çfarë u zbulua

Autopsia për vrasjen e 25-vjeçarit Kevin Muharremi, i cili humbi jetën në një natë të përgjakshme të Shën Valentinit në Itali, ka nxjerrë detaje...

PEZULLOHET “KMY”-ja! Grigor Lengo ka helmuar shqiptarët ndër vite me fileto pule që rrinte në dysheme, mes mykut e ndryshkut

KMY kompania e mishit e drejtuar nga Grigor Lengo e Spiro Lengo, që ka helmuar shqiptarët prej vitesh, pasi nuk i pagoi gjobën Blerina...

Llogaritë e shqiptarëve jashtë vendit do të zbardhen/ Shqipëria do të marrë të dhënat, ekspertët: Aksion për të luftuar krimin ekonomik

Llogaritë bankare të shqiptarëve nëpër botë do të jenë të njohura edhe për shtetin shqiptar. Në vendimin e Këshillit të Ministrave të 5 marsit, Shqipëria...