16.5 C
Elbasan

Hiqet ritestimi për Covid, Bino: Është provuar shkencërisht që nuk e transmetojnë virusin

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos heqjen e ritestimit për personat e infektuar me Covid.

Shefja e Infektivit, Silva Bino,  tha se studimet shkencore kanë provuar se personat e konfirmuar pozitiv nuk e transmetojnë më virusin pas përmbylljes së ciklit 14 ditor.

Bino: Heqja e ritestimeve është bazuar mbi baza shkencore pasi është vënë re që personat  të cilët edhe mund të rezultojnë pozitiv nuk e transmetojnë sëmundjen. Këta persona nuk janë më infektues në ditën e 14 që kemi vendosur si kufi maksimal.

Ndërkohë, shtoi Bino, për grupe të caktuara të popullatës siç janë persona me dëmtim të imunitetit apo persona të tjerë, ritestimi do të vendoset në bazë të një udhëzimi që është përgatitur nga ISHP në bashkëpunim me klinikën e sëmundjeve infektive.

Bino: Është një barrë që i hiqet sistemit dhe i shtohet testeve diagnostike apo depistuese të popullatës për ta mbrojtur atë.

Ora tv

Lajme të tjera

Kapen me shkelje të rënda pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega”

Aksioni i gjerë kundër informalitetit në tregun e hidrokarbureve ka nisur me goditje konkrete në qytetin e Elbasanit. Task-Forca e përbashkët e ngritur nga...

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...