9.1 C
Elbasan

“Horra dhe banditë”, debat i fortë në Kuvend, Nikolla i tërheq vëmendjen Bashës

Me debate dhe akuza ka nisur seanca e sotme plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Në nisje të seancës opozita kundërshtoi vendimin për ndarjen e minutazhit mes PS dhe PD për diskutimet.

Debati në Kuvend

Alfred Rushaj: Kryetari i grupit të PS-së, nuk e kam idenë pse, por keqinformoi deputetë për atë që është arritur në Konferencën e Kryetarëve. Asnjë konsensus nuk ka pasur për limitin e kohës. Kam kërkuar që vendimi i njëanshëm të anulohet. Procesverbali të bëhet publik. Kjo nuk është një seancë e veçantë. Për asnjë nga këto cështje nuk është dhënë dakordësia jonë që të reduktohet koha. Kemi gjetur konsensus që komisionet të zhvillohen në prezencë dhe deputetët të paraqesin certifikatën ose testin.

Lindita Nikolla: Mirë, konferenca ka në gatër vendimmarrjen dhe ne do të vijojmë me rendin e ditës. Ju lutem uluni dhe vijojmë qetësisht seancë.

Luçiano Boçi: O zonjë më jep fjalën për procedurë

Lindita Nikolla: Zoti Shalsi keni fjalën.

Eduart Shalsi: Keni një zakon të tmerrshëm, durimi për të reaguar, është cështje edukate. Nëse nuk do të gjeni në gjendje të duroni, të mësoni, prandaj jeni katandisur kështu.

Lulzim Basha flet nga vendi

Lindita Nikolla: Zoti Basha ju tërheq vëmendje për mungesë etike.

Eduart Shalsi: Trashja jote e zërit mund të trembë ndonjë laraskë.

Lulzim Basha: Ju jeni një tufë horrash dhe banditësh.


/ db/Abcnews.al

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...