9.8 C
Elbasan

Hotelin e marrë me qira në Malësi të Madhe e kthyen në shtëpi bari, në kërkim kultivuesit, procedohet qiradhënësi

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona pasi kishin përshtatur ambjentet e një bar-restorat-hoteli të marrë me qira për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Nërkohë është proceduar penalisht pronari që kishte dhënë me qira ambientet në pronësi të tij dhe 4 punonjës të OSHEE-së.

“Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të befasishëm në Rrugën e Culajve, në Malësi të Madhe, në biznesin (bar-restorant-hotel), në pronësi të shtetasit F. E., i cili ia kishte dhënë me qira këtë ambient, shtetasit K. N. Gjatë kontrollit rezultoi se shtetasi K. N., në bashkëpunim me shtetasin A. S., e kishte përshtatur këtë ambient për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa, me anë të llambave” njoftoi policia.   

Në katin e parë dhe të dytë të godinës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 300 bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në vazo, 1.3 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 230 llamba me stabilizator.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ambientit është konstatuar edhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasit K. N. dhe A. S., të cilit kishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ambientet e biznesit (bar-restorant-hotel), në pronësi të shtetasit F. E.

Në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. E., 44 vjeç, banues në fshatin Çulaj, Malësi e Madhe, Shkodër, i cili i kishte dhënë me qira shtetasit K. N., ambientet në pronësi të tij.

Gjitashtu u proceduan penalisht në gjëndje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, 4 punonjës të OSHEE-së, shtetasit:

T. Zh., 45 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër, koordinatori i zonës; S. H., 58 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe, shefi i ekipit të OSHEE-së; G. B., 52 vjeç, banues në fshatin Çesme, Malësi e Madhe, elekticist pranë OSHEE-së; R. B., 22 vjeç, banues në Malësi të Madhe, lexues i aparatit matës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lajme të tjera

Prindër të 7 fëmijëve, detaje nga krimi i rëndë në Fier, çifti kishte pasur konflikte edhe më herët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e kësaj të marte fshatin Kuman, në Roskovec, ku një i moshuar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten...

E rëndë/ 80 vjeçari vret me armë zjarri gruan dhe mënpas veten

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë),...

Alarm në bregdet, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues

Një tjetër rast i një peshku tepër helmues është konfirmuar së fundmi nga profesori Rigers Bakiu, duke ngritur shqetësim për sigurinë në zonat bregdetare. Sipas...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë së Shtetit. Duke nisur nga ora 9 e 30 do të...

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e transportit: Rrezikohet reduktimi i flotës, shteti të ndërhyjë

Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të pësojnë ndryshime...

Kriza e naftës, Japonia nxjerr në shitje rezervat kombëtare

Kryeministrja e Japonia, Sanae Takaichi, ka njoftuar se vendi do të nisë nxjerrjen në treg të një pjese të rezervave kombëtare të naftës duke...