Një emigrant shqiptar, pa dokumenta, u dëbua të shtunën nga autoritetet franceze në Shqipëri.
Arben Çollaku, i cili kishte emigruar në mars të 2018 në shtetin francez, ishte angazhuar gjatë kësaj kohe me një ekip vullnetar.
Kundër dëbimit të tij u zhvilluan protesta të shumta para prefekturës së Montauban, në Tarn-et-Garonne, madje edhe me premtimin se do ti gjenin punë.
Për mbajtjen në Francë të 56-vjeçarit u hap dhe një peticion online ku u mblodhën 1,156 nënshkrime.
Por beteja dështoi dhe ai u dëbua të shtunën. Mediat franceze shkruajnë se largimi i tij nga Shqipëria ishte bërë për shkak të sigurisë, pasi kishte marrë një kërcënim me vrasje.
Ai u vendos në Francë, pasi aty jetonte ish-gruaja dhe fëmijët e tij.
![10](https://www.oranews.tv/wp-content/uploads/2021/02/10-1.jpg)
![9](https://www.oranews.tv/wp-content/uploads/2021/02/9-5.jpg)
![11](https://www.oranews.tv/wp-content/uploads/2021/02/11.jpg)
![8](https://www.oranews.tv/wp-content/uploads/2021/02/8-8.jpg)