Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për shtetasin Kristjan Stojani, 23 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 3 vjet, 5 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, të cilën e ka konsumuar në vitin 2016, në qytetin juglindor.