10.1 C
Elbasan

I druhen një marrëveshje mes Ramës dhe Murrizit? PD: Të kalohet sa më parë Kodi i ri Zgjedhor

“Miratimi pa vonesa i ndryshimeve konsensuale në Kodin Zgjedhor do të ishte hapi i parë për të dëshmuar vullnet për përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave”, ka shkrar pak minuta më parë sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Më tej, në postimin e tij në Facebook, Bardhi shtoi se çdo ditë që vonohet përfshirja e këtyre ndryshimeve për miratim në seancë plenare është një ditë e humbur në rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

“Zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ-së për zbatimin e identifikimit biometrik. Kryetari i Kuvendit të ushtrojë përgjegjësinë e tij për të mundësuar përfshirjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në seancën plenare të radhës.

Në këtë mënyrë, 3 vite nga fillimi i punës për Reformën Zgjedhore dhe 1 muaj nga Dakordësia e 5 Qershorit, Shqipëria ka shansin të tregojë se integrimi evropian është vërtetë prioritet kombëtar dhe se institucionet janë të përkushtuara për të ushtruar përgjegjësitë e tyre, pa vonesa, në këtë proces jetik për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.”

fax

Lajme të tjera

Emiratet e Bashkuara Arabe futen në luftë, sulmojnë për herë të parë Iranin/ SHBA dhe Izraeli godasin 5 rafineri nafte

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë sulmuar për herë të parë Iranin, pretendojnë mediat izraelite, sipas të cilave shënjestra ishte një impiant shkripëzimi. Izraeli mendon se...

Përdorimi i medikamenteve për dobësim, mjekët: Marrja e “Ozempic” nga të rinjtë, pasoja negative në shëndet

Nga një medikament për trajtimin e diabetit tip 2, në një trend shqetësues, Ozempic po përdoret masivisht nga të rinjtë për rënie të shpejtë...

Përfundon procesi i vetingut, 805 magjistratë e ndihmës ligjorë kaluan në “skaner”

Data 5 mars shënoi përfundimin e Vetting-ut. 805 magjistratë dhe ndihmës ligjorë iu nënshtruan procesit të gjatë të verifikimit, të bazuar në tri kritere:...

EMRI/ Rëndohet tragjedia në Itali, pas 24-vjeçarit, ndërron jetë në spital edhe shoferi shqiptar

Ka ndërruar jetë në spital edhe 39-vjeçari, Tili Pilinci, i cili mbeti i palgosur rëndë në aksidentit e së hënës (3 mars) në autostradën...

8 Marsi, festë apo protestë? Si lindi Dita Ndërkombëtare e Gruas

Perceptuar njëkohësisht si festë dhe protestë, duke vënë theksin tek gratë dhe të drejtat e tyre, 8 marsierdhi nga lëvizja e punës dhe gjithçka...

Apartamentet e marra me qira i kishin kthyer në “fole” prostitucioni/, Arrestohen dy braziliane

Kishin marrë me qira dy ambiente të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit. Arrestohen 2 shtetase braziliane. Procedohet penalisht pronari i...