10.9 C
Elbasan

“I mërzitur sepse do të humbasë zgjedhjet”/ Rama sulmon Metën: Borxhliu më i madh ndaj Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të dielë (5 tetor) platformën online të komunikimit brenda Partisë Socialiste. Sipas tij, kjo do të lidhë në kohë reale të gjithë anëtarët e PS-së për të biseduar mbi mbarëvajtjen e partisë. Rama tha se ky do të jetë mekanizmi kryesor për vlerësimin e kandidatëve për deputetë në çdo qark.

Por gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu as sulmet ndaj presidentit Ilir Meta.

Sipas tij, Meta është shef i shtabit elektoral të Opozitës, ndërsa mërzitja tregon se do të humbasin zgjedhjet.

Edi Rama: “Më vjen shumë keq por është fakt që Ilir Meta është shveshur plotësisht nga roli i Presidentit tashmë dhe është zhytur i gjithi në një fushatë politike për të shpëtuar nga falimentimi ShPK-në siç e ka përcaktuar Lulzim Basha, të Monikës. Mos prisni asgjë tjetër nga Ilir Meta deri më 25 prill përveç përshkallëzimit të retorikës që na turpëron të gjithë ne. Ilir Meta është thjesht kryetari i Shtabit Elektoral të opozitës që përdor zyrën e Presidentit të Republikës,

Më i mërzitur nga të gjithë është Ilir Meta. Do të humbë thellë kësaj here. Ilir Meta i është borxhli më shumë këtij vendi. E ka bërë kryeministër, kryetar Parlamenti dhe President. Çfarë do ky njeri që nuk rri rehat. Edhe pozicioni ku qëndron është pozicion i zgjedhur për të qenë i treti i vërteti“.

Ditët e fundit, tonet mes presidentit dhe mazhorancës, kryesisht kryeministrin Rama, janë ashpërsuar me kreun e shtetit që kaa lëshuar një sërë akuzash të rënda ndaj shumicës dhe kreut të saj. /A.R, OraNews

Lajme të tjera

Video/ Hiqen si ortakë, por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja…

Si kurrë  më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u...

Gjyqësori dhe Të drejtat Themelore, kreu i SPAK raportim mbi 4 orë në Bruksel para Komisionit Evropian

Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho së bashku me një delegacion të SPAK, ka raportuar mbi 4 orë sot në Komisionin Evropian, në...

Rogerti vijon me akuza të rënda ndaj Selin: Ti do vetëm burra me para

Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe në ditën e...

E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”/ Banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e tmerrit nga sulmet SHBA-Izrael

Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit. Banorët...

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë. Zbulimi...