10.3 C
Elbasan

I shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 26-vjeçari nga Kruja, pranga edhe tre personave të tjerë

jë 26-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje është vënë në pranga. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Durrësit, mësohet se është arrestuar personi me inicialet B. X., 26 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky person, më datë 21.05.2020, në Fushë Krujë, ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasit S. T. dhe E. Gj. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se janë vënë në pranga edhe katër persona të tjerë. A. Sh., 18 vjeç, banues në Fushë Krujë, u arrestua pasi i ka vjedhur aparatin celular personit me iniciale F. Ç.

A. Ç., 44 vjeç, banues në Durrës, u arrestua pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi” pa targë. Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 3, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”, është përplasur me një tjetër mjet, duke shkaktuar dëme materiale. L. D., 21 vjeç, banues në Durrës, eshtë arrestuar pasi në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, këmbësorin me iniciale F. V., 79 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë  Durrës. Ndalohet një 26-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin B. X., 26 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas, më datë 21.05.2020, në Fushë Krujë, ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasit S. T. dhe E. Gj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 18 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi i ka vjedhur aparatin celular shtetasit F. Ç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. Ç., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi” pa targë. Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 3, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”, është përplasur me një tjetër mjet, duke shkaktuar dëme materiale.

L. D., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, këmbësorin me iniciale F. V., 79 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Lajme të tjera

Video/ Hiqen si ortakë, por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja…

Si kurrë  më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u...

Gjyqësori dhe Të drejtat Themelore, kreu i SPAK raportim mbi 4 orë në Bruksel para Komisionit Evropian

Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho së bashku me një delegacion të SPAK, ka raportuar mbi 4 orë sot në Komisionin Evropian, në...

Rogerti vijon me akuza të rënda ndaj Selin: Ti do vetëm burra me para

Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe në ditën e...

E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”/ Banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e tmerrit nga sulmet SHBA-Izrael

Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit. Banorët...

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë. Zbulimi...