11.7 C
Elbasan

Idrizi në ‘Javën e Çamërisë’, thirrje kryeministrit grek: Dëgjo fjalët e babait

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka folur për mediat nga një aktivitet që po zhvillohet në sheshin ‘Skënderbej’ në kuadër të Javës së Çamërisë.

Ai ka përmendur gjatë fjalës së tij nevojën për të pasur vëmendjen e duhur si nga pala greke dhe ajo shqiptare për vendosjen në vend të drejtësisë, teksa i ka bërë thirrje kryeministrit të Greqisë që të dëgjojë zërin e të atit.

Në përklujtim të 76-vjetorit të genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, i pashembullt në historinë njerëzore, me rreth 20% të popullsisë së vrarë dhe 90% të larguar nga shtëpitë e tyre. Harresa është një vrasje tjetër për shqiptarët e Çamërisë. E di shumë mirë që qarqe brenda dhe jashtë Shqipërisë janë munduar ta mbulojnë çështjen Çame në harresë, ta kthejnë në një harresë të madhe të shqiptarisë. Sot përbën vetëdijen e kombit shqiptar.

Pavarësisht se ka kaluar një kohë e gjatë, sot po ju them se ne do të lodhemi shumë. Java Çame tashmë e përvitshme, këtë vit e kemi me mesazhin ‘mos e harro Çamërinë’. Ky mesazh nuk ju drejtohet shqiptarëve se ata nuk e harrojnë. Ia kërkojmë qeverisë greke që mos të bëhet mbartëse e ekstremizmit. Babai i Mitsotakis ka qenë kryeministër dhe ka bërë thirrje për respektimin e shqiptarëve, dhe i them dëgjo çfarë ka thënë babai. I bëj thirrje popullit grek të punojmë bashkë, ne mendojmë se Çamëria nuk do të jetë ndërgjegjja e vrarë e historisë. Qeveria shqiptare duhej që sot të përkujtonte genocidin që është bërë në Çamëri’, tha Idrizi ndër të tjera.

‘Kërkojmë heqjen e ligjit të luftës, na përgjigjen se do të shqyrtojnë tekstet mbi emrin e Çamërisë. I keni parë edhe nëpër studiot televizive shqiptare, duke mbrojtur ekstremizmin grek, duke kërkuar të drejtat e mohuara të komunitetit grek në ju. Ne kemi shumë arsye për të mbrojtur atë që na bën bashkë, identitetin tonë kombëtar. Ne shqiptarët e Çamërisë do të lodhemi shumë’, shtoi Idrizi.

 

© SYRI.net

Lajme të tjera

E reja gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për 2 administratorët e biznesit

Ditën e djeshme është gjetur pa shenja jete një 31-vjeçare nga Kosova në ambientet e një hoteli në Durrës. Policia e Durrësit njofton sot se...

Largimi i bluzave të bardha, Urdhri i Mjekut: Ulen kërkesat për “certifikatën e sjelljes së mirë”

Kërkesat e mjekëve për t’u larguar nga Shqipëria duket se kanë pësuar rënie vitet e fundit. Të dhënat e Urdhërit të Mjekut në Shqipëri,...

Lëvizte i armatosur në Lushnjë, shpallet në kërkim 21-vjeçari, arrestohen 5 shokët e tij (EMRAT)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe bazuar në informacionet e...

Tensione në protestën e PD, molotovë e fishekzjarre në drejtim të MB dhe ish-ministrisë së Ballukut, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Që në nisje të protestës në drejtim të Kryeministrisë janë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë. Pas Kryeministrisë, janë hedhur molotovë dhe mjete piroteknike drejt Ministrisë së...

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të...

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...