10.6 C
Elbasan

Ikën bashkë, por u kthyen të ndarë/ Myftiu i Shkodrës i jep lamtumirën të atit

Ishin të dy bashkë në Turqi. Ai u kthye, por i ati nuk mundi të kthehej sërish në Shkodër.

Po flasim prë Myftiun e Shkodrës Muhamed Sytari, i cili fatmirësisht fitoi betejën me Covid-19 por fatkeqësisht humbi të atin Haxhin Bardhyl Sytari.

Ceremonia mortore e të ndjerit është zhvilluar ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, me pjesëmarrjen shumë qytetarëve, edhe nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi ndërsa sot, përmes një postimi në Facebook, Myftiu ka edhe një mesazh.

Muhamed Sytari: “Falënderim e mirënjohje!

Në emrin e familjes së Haxhi Bardhyl Sytarit me djem, ju shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona më të përzemërta për mbështetjen dhe lutjet e panumërta, me të cilat na keni qëndruar pranë në këto ditë.

Allahu ju shpërbleftë dhe e pranoftë këtë mirësi tuajën, Babën tonë të shtrenjtë e mëshiroftë, shëndetin tuaj e begatoftë, të mirat e kësaj bote e të përtejmes jua shtoftë e paçi përherë bekimet e mëshirën e Tij në këtë botë e në të përtejmen!

Mirënjohje e falënderim pa fund për myftilerët, imamët, hoxhallarët, thirrësit islamë, prijësit fetarë, drejtuesit e shoqatave, medresesë Shkodër, mediat lokale, organet e rendit, policisë rrugore e miqtë e shtrenjtë nga qytetet e ndryshme të vendit dhe në veçanti ata që na nderuan nga Maqedonia e Veriut, Kosova e Mali i Zi, të cilët na dhanë forcë e mbështetje shpirtërore e qytetare në këtë rast, me pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e lutjes së përcjelljes së Babës tonë.

Një falënderim i veçantë për stafin e Myftinisë Shkodër, për mbështetjen, angazhimin dhe përkujdesjen për mbarëvajtjen e ceremonisë dhe nderimin e miqve!

Falënderime të përzemërta për krejt miqtë e mirë të diasporës, shokë, komshi e vllazëri dhe mesazhet e tyre të përzemërta, të cilat ishin si balsam në plagë.

Ju jemi mirënjohës dhe lutemi me zemër për secilin prej jush!

Imam Muhamed Sytari dhe Denis Sytari.

Shkodër, më 25 nëntor 2020

 

ora news

Lajme të tjera

Nuk pranoi ndarjen, e ndoqi dhe tentoi të vriste gruan me thikë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi tentoi të vriste gruan e tij. Sipas mediave italiane, çifti shqiptar ishin ndarë, mirëpo burri nuk e...

“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, Kuvendi paguan miliona euro për 140 “baballarët e kombit”

Paraja nuk ka ngjyrë, aq më tepër në politikë! Ligjvënësit shqiptarë, pavarësisht se kujt partie i përkasin, mazhorancës, opozitës apo edhe partitë e vogla,...

Befason moti në pranverë/ Reshje dëbore në juglindje, ndërhyrje në rrugën Boboshticë-Dardhë

Reshje të lehta dëbore janë regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në qarkun e Korçë, konkretisht në segmentin rrugor Boboshticë–Dardhë. Edhe pse vendi ka hyrë...

Kim Jong-un fiton zgjedhjet me 99.93%. “Festa” në rrjetet sociale. Ç’ndodhi me 0.07% që nuk votuan për diktatorin

Kim Jong-un ka siguruar një fitore dërrmuese në zgjedhjet për Asamblenë Supreme Popullore të Koresë së Veriut. Partia në pushtet e udhëheqësit mblodhi një...

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Katër shtetas nga Kosova kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, pas një aksidenti të rëndë në një kantier ndërtimi...

Rreziqet që sjellin qentë e pavaksionuar

Sëmundjet infektive të qenve endacakë dhe të pavaksinuar që mund të transmetohen te njeriu janë shumë të rrezikshme, sepse shpesh mund të shkaktojnë dhe...