12.8 C
Elbasan

Incidenti në zyrën e PD-së në Kavajë/ Celibashi thirrje politikanëve: Qetësohuni, keni shumë në dorë

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka komentuar edhe ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Kavajë, ku mbeti i plagosur Bledar Oktushi, në zyrën elektorale të PD-së.

Celibashi gjatë një bashkëbiseedimi që ka bërë me gazetarët, i ka kërkuar Ramës, Metës e Bashës që të jenë sa më të qetë duke u afruar zgjedhjet.

”E vetmja gjë që mund të them është që udhëheqësit politikë kanë shumë në dorë në këtë situatë, sa më të qetë aq më mirë kontribuojnë tek mbështetësit e tyre.

Nuk e di se ndoshta mund të mos kem asnjë pozitën institucionale për ta adresuar, është shumë e rëndësishme të kenë vetë përmbajtje, e di njëri është President, kryeministri, lideri i opozitës, ka secili karatin, sa më afër zgjedhjeve, aq më qetë të shfaqen. Të gjithë dëmtohemi nëse zgjedhjet në 25 bëhen në tension.”- tha ndër të tjera Celibashi.

ora news

Lajme të tjera

Kushte të paqëndrueshme atmosferike, si parashikohet moti për këtë të martë

Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga një mot i paqëndrueshëm, me temperatura që variojnë nga 4°C deri në 18°C. Vlerat më të...

Raporti i KLSH: Bashkia e Elbasanit, prokurime me mangësi dhe dëm ekonomik

Nga Fatbardha Nergjoni Një auditim i realizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për një vit kalendarik në bashkinë Elbasan ka evidentuar mangësi në...

Vrau të dashurin e më pas nusen e xhaxhait të saj, si ndodhi ngjarja e rëndë në Podujevë, autorja 30-vjeçare në gjendje kritike në...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Podujevë, me pasojë dy viktima dhe një të plagosur. një 30-vjeçare e identifikuar si...

Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet

Qytetarët e Elbasan po përballen me një situatë të vështirë ekonomike për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve të produkteve bazë, përveç rritjes...

Ushqime që duhet të konsumoni më shumë këtë periudhë

Disa përbërës të zakonshëm mund të kenë efekte të fuqishme pozitive në shëndetin tonë. Ja disa përbërës që ia vlen t’i shtoni më shumë...

Shembja e rrugës në Librazhd u harrua, gërryerja e Shkumbinit vazhdon pa kontroll

Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj nga shembja e aksit rrugor në Librazhd, situata në terren mbetet po aq alarmante, në mos më...