10 C
Elbasan

“Integrimi” miraton ligjin për “Shtetësinë”, zgjerohet mënyra e marrjes së shtetësisë

Komisioni për Integrimin Europian ka miratuar projektligjin “Për Shtetësinë”, i cili ka zgjeruar mënyrat e fitimit të shtetësisë, duke i dhënë mundësinë dhe asaj pjese të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, e që dëshirojnë të kenë një lidhje të qëndrueshme juridike me shtetin shqiptar.

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e pranishme në Komisionin për Integrimin Europian, në mbledhjen e zhvilluar sot në drekë online, theksoi se ky ligj është ka përcaktuar kritere më të qarta, për fitimin e shtetësisë shqiptare, të cilat ndryshojnë në varësi të mënyrës së fitimit e të kategorisë së të huajve, duke përcaktuar kritere të ndryshme për refugjatët apo personat në mbrojtje plotësuese.

Po ashtu Voda sqaroi se Projektligji i propozuar është në harmoni me Konventën Evropiane “Për shtetësinë”

“Për hartimin e këtij projektligji, grupi ndërinstitucional i punës ka studiuar legjislacionin ndërkombëtar, legjislacionin e disa shteteve anëtare të Bashkimit Europian, si dhe legjislacionin kombëtar”, – tha Voda.

“Projektligji i propozuar ka zgjeruar mënyrat e fitimit të shtetësisë, duke parashikuar edhe fitimin e shtetësisë me origjinë, duke i dhënë mundësinë dhe asaj pjese të popullit shqiptare që jeton jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, si pjesës që ka emigruar në mënyrë të hershme, por dhe të pjesës që ka emigruar pas ndryshimeve që ndodhën në vendin tonë, pas viteve ’90, e që dëshirojnë të kenë një lidhje të qëndrueshme juridike me shtetin shqiptar, por që njëkohësisht kanë mbajtur e ruajtur lidhje gjuhësore, kulturore e të traditës me Shqipërinë”, – tha Voda.

“Në rastin e rifitimit të shtetësisë shqiptare janë përcaktuar kritere më të lehtësuara, duke qenë se personi ka qenë shtetas shqiptar dhe ndaj tij nuk mund të aplikohen kritere të njëjta me shtetasit e huaj, por, gjithsesi, duke respektuar parimin e mosdiskriminimit”, – tha Voda.

Lidhur me investuesit, Voda tha se “Projektligji parashikon dhe rregullon rastet e veçanta të fitimit të shtetësisë në rastet kur Republika e Shqipërisë ka një interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë dhe sportit, duke autorizuar rregullimin me akt nënligjor, pasi një gjë e tillë ka munguar, duke bërë që të mos ndiqet një procedurë e përcaktuar dhe e unifikuar për të gjitha rastet, në institucionet përgjegjëse”.

“Janë parashikuar kushtet për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare dhe, në veçanti, për fëmijën, siç është rregullimi i rastit të heqjes dorë për fëmijën me prindër të divorcuar. Në këtë rast, kërkesa për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare bëhet nga prindi, të cilit i është lënë përgjegjësia prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, duke zgjidhur problematikën e lidhur më pëlqimin e prindit tjetër, kur ai nuk gjendet apo “refuzon” dhënien e pëlqimit”, – tha Voda.

“Është parashikuar heqja e shtetësisë shqiptare në rastet kur shtetasi shqiptar që e ka fituar shtetësinë me natyralizim përkrah, kryen veprimtari apo është anëtar i organizatave, aktiviteti i të cilave synon cenimin e sigurisë kombëtare e të rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë”, – vijoi Voda.

Voda tha se “për të zgjidhur çështjen e pashtetësisë në projektligj, por dhe për të lehtësuar kriteret për rifitimin e saj, është vlerësuar i nevojshëm përcaktimi i një afati për shtetasit shqiptarë që kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare për shkak të premtimit për fitimin e një shtetësie tjetër”.

“Nëse ata nuk e fitojnë shtetësinë e premtuar, duhet të paraqesin kërkesë për rifitimin e shtetësisë shqiptare brenda një afati të arsyeshëm, por jo më shumë se dy vjet nga heqja dorë, me përjashtim të rasteve kur shtetasi nuk ka mundur të respektojë këtë afat, për shkaqe objektive. Në këtë rast, kushtet që duhet të plotësojë personi janë më të favorshme, krahasuar me shtetasit e huaj”, – tha Voda.

“Gjithashtu, për të zgjidhur çështjen e pashtetësisë, është parashikuar si dispozitë kalimtare dhe e drejta për të rifituar shtetësinë shqiptare mbi bazën e kërkesës së personave që kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare para hyrjes në fuqi të këtij 6 projektligji dhe nuk kanë fituar shtetësinë e premtuar”, – shtoi Voda.

Ajo sqaroi se për shtetasit nga Kosova është parashikuar gjithashtu që te kënë një lidhje origjine me vendin tonë deri në brezin e tretë.

“Shtetasit Kosovarë janë bashkëkombasit tanë dhe me këtë prjektligj mund të dukej sikur të gjithë mund të merrnin pasaportën shqiptare. Por, nuk është kështu. Pas projektligji theksons se fitimi i shtetësisë për origjinën, duhet deri në shkallën e tretë, e kemi pasur deri në vijën e dytë, por tani është deri në vijën e tretë, por mbi bazë të origjinës të çertifikuar is origjinë shqiptare, pra një shtetas kosovar duhet të vërtetojë që të ketë gjyshen apo gjyshin nga Shkodra, Kukësi apo nga qytete të tjera të Shqipërisë, Unë besoj se ka të tillë, ashtu si ka të tillë dhe në zonat e tjera ne Malin e Zi apo Maqedoninë e Veriut”, – tha Voda.

Në përfundim të diskutimeve, kryetarja e Komisionit të Integrimit, Senida Mesi hodhi në votim projektligjin, i cili mori miratimin e anëtarëve të Komisionit të Integrimit

Atsh

Lajme të tjera

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK/ GJKKO pranon kërkesën, dosja kalon si grup i strukturuar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka pranuar kërkesën e SPAK për çështjen e hakerimit dhe...

Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

Prokuroria spanjolle ka kërkuar 22 vjet burg për italianin Marco Romeo, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare, Sibora Gagani, në Torremolinos të...

Rekord rënie, euro prek fundin/ Banka e Shqipërisë: Këmbehet 95 lekë, niveli më i ulët historik

Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut shqiptar. Sipas Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit një euro po këmbehet me 95 lekë,...

UEFA dënon Real Madrid, mbyllet një pjesë e “Bernabeu-t”, shkak bëhet…racizmi

UEFA njoftoi mbylljen e një pjese të stadiumit për një ndeshje dhe një gjobë për Real Madridin për shkak të “sjelljes raciste nga tifozët...

“Ajo gjuhë i shkon një njeriu pa moral”, Berisha: Taulant Balla, kriminel që trafikonte prostituta! Fliste me Mario Çelën për…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka reaguar për gjuhën e përdorur një ditë më parë...

SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn/ Ish zv/kryeministri merret i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, akuza edhe për…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet që përfshijnë ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorit të Elbasanit Ahmetaj...