5.6 C
Elbasan

Integrimi/ Soreca: Kushtet e vendosura ndaj Shqipërisë janë plotësuar, po presim fillimin e bisedimeve

Në mbyllje të turit tre javor “Javët e Europës 2021”, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca tha se “kushtet e vendosura ndaj Shqipërisë janë plotësuar dhe po presim fillimin e bisedimeve. Ka ardhur koha për të ndërmarrë këtë hap”.

Gjatë tre javëve të fundit ambasadori i BE-së në Tiranë së bashku me disa kolegë të vendeve anëtare të Unionit udhëtuan me autobus 2230 km, nga Vermoshi në Konispol vizituan 24 bashki, inspektuan 50 projekte të financuara nga BE dhe morën pjesë në mbi 100 aktivitete.

Gjatë një interviste televizive Soreca tha se “ka qenë një udhëtim nga skaji më verior i Shqipërisë e deri atij më jugor. Ideja ka qenë që ne të takonim qytetarët e Shqipërisë, aty ku ata studiojnë, punojnë, banojnë dhe jetojnë jo vetëm që t’i dëgjonim ata, por edhe t’ju shpjegonim atyre se çfarë është BE-ja”.

“BE-ja ka qenë këtu për një kohë të gjatë, por mendoj se gjatë këtyre dy viteve që unë kam qenë në Shqipëri, ka pasur nevojë për të shpjeguar edhe më shumë se çfarë ka bërë BE-ja dhe vendet anëtare për qytetarët e Shqipërisë. E tani akoma më shumë në këtë kohë për të çelur konferencën e parë ndërqeveritare, po na vjen tani ky çast, kështu që për të shpjeguar këtë ndryshim që do të sjellë kjo konferencë dhe rolin që duhet të luaj, qeveria vendore për periudhën në vijim”- u shpreh Soreca.

Ai theksoi se, “mesazhi im në vizitën që ne bëmë në 24 bashkitë e vendit, është se ne kemi nevojë për ju siç keni edhe ju për ne. Sepse puna që do të jetë në vitet në vijim do të bëhet në nivel vendor. 70% e punës që është për tu bërë, në atë që ne e quajmë legjislacioni i BE -së dhe standardet e BE-së. do të duhet të vihen në zbatim nga niveli vendor ndaj dhe ne folëm me ta për këto çështje”.

“Ka një dëshirë dhe shpresë të madhe të njerëzve për t’u përfshirë në vendimmarrje. Të rinjtë duan që zëri i tyre të dëgjohet. 30% e shqiptarëve janë nën 29 vjeç dhe ata janë e ardhmja e Shqipërisë. Të rinjtë duhet të jenë pjesë e një formati të së ardhmes më shumë seç janë tani dhe të jenë pjesë e vendimmarrjes vendore dhe qendrore”- tha ai.

Lajme të tjera

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

PKK Morinë/Finalizohet operacioni i koduar “JAD 1”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve motorike. Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një armë zjarri të...

Mbahej në magazinë me myk, AKU i bllokon ‘KMY’-së 738 kg fileto dhe gjoks pule! Do asgjësohen

Në fabrikën e KMY-së, që është ndër prodhuesit kryesor të mishit të vend janë gjetur 738 kilogram fileto dhe gjoks pule të dëmshme për...

Parandalohet ngjarja kriminale në Sarandë/ 62-vjeçari futet në banesën e fqinjëve dhe i kërcënon me armë, ndërhyn policia

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Sarandë, ku një 62-vjeçar ka kërcënuar me armë zjarri fqinjët e tij. Pas njoftimit të një shtetaseje, se fqinji...

Votimi kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas votimit në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Sipas BE, lufta ndaj korrupsionit është...