9.3 C
Elbasan

Itali, Gjuha shqipe së shpejti në traktatin e Kartës Evropiane të Gjuhëve rajonale e të Minorancave etnike

Gjuha shqipe së shpejti do të përfshihet në traktatin ndërkombëtar të Kartës Evropiane të Gjuhëve rajonale e të Minorancave etnike.

Italia pritet të ratifikoj Kartën Evropiane të Gjuhëve Rajonale e të Minorancave të cilën e ka firmosur që në vitin 2000, por pa e ratifikuar.

Sot në Dhomën e Senatit në Parlamentin italian, në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese e të Politikave të jashtme të Emigracionit do të merren në diskutim katër draft ligje mbi ratifikimin e kësaj karte prezantuar nga senatorët Tatjana Rojc (pakica sllovene) e Partisë Demokratike, Elena Testor e Lidhjes, Dieter Steger i provincës  autonome të Bolzanos e i grupit politik autonom SVP e nga senatori Sen Marilotti i Lëvizjes 5 Yje.

Gjuha shqipe është gjuha e folur nga rreth 100 mijë arbëreshë në Itali, të cilët prej gati gjashtë shekujsh janë pjesë e popullsisë italiane.

Ratifikimi i Kartës Evropiane është një mundësi më shumë që gjuha shqipe së bashku me gjuhët e tjera të pakicave etnike të pranishme në Itali, të adoptojnë aksione efikase për promovimin e tyre, konservimin e inkurajimin e përdorimit në të folur e shkruar si në jetën publike dhe në atë private me mjete të favorshme në edukimin e mësimdhënies në të gjitha nivelet.

Karta Evropiane e Gjuhëve rajonale dhe pakicave etnike furnizon aksione konkrete për mbrojtjen e promovimin e tyre si me hapjen e shkollave të specializuara e garantimin e mësimdhënies në ciklin e parë e të dytë, përdorimin e saj në programe radiofonike e televizive, përdorimin në jetën ekonomike e sociale, në administratën publike, në drejtësi, në media, kulturë e në bashkëpunimet trans kufitare.

Me ligjin e vitit 1992 Italia garanton mbrojtjen e ruajtjen e gjuhëve të pakicave etnike në territorin kombëtar, por mungesa e fondeve që u vihet në dispozicion komuna të banuara nga ata, mes të cilave dhe rreth 50 qyteza arbëreshe e bën të pamundur vazhdimësinë e projekteve për mësimdhënien në shkolla apo në sektorë të ndryshëm të jetës publike.

“Më në fund tema e Minorancave etnike është kthyer në qendër të debatit politik italian”, ka deklaruar senatorja Elena Testor.

“Duhet një angazhim efektiv që nuk duhet shtyrë më e në mënyrë që mbrojtja e pakicave gjuhësore të jetë një vlerë e shtuar në territor për të qenë të bashkuar e të ndryshëm në specifikat e gjithsecilit. Diversiteti nuk është pengesë por një pasuri e çmuar e mjet bashkimi më i fortë mes komuniteteve evropiane.

Kjo kartë evropiane ka një rëndësi thelbësore për integrimin e popujve me prejardhje të ndryshme gjuhësore e kulturore e jep udhëzime se si gjuhët rajonale e të pakicave kombëtare të ruhen e promovohen në enjten e përditshme.

Mendoj se kushtet janë pjekur e Italia duhet të ratifikoj këtë kartë, është shprehur senatorja italiane.

Lajme të tjera

Video/ Hiqen si ortakë, por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja…

Si kurrë  më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u...

Gjyqësori dhe Të drejtat Themelore, kreu i SPAK raportim mbi 4 orë në Bruksel para Komisionit Evropian

Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho së bashku me një delegacion të SPAK, ka raportuar mbi 4 orë sot në Komisionin Evropian, në...

Rogerti vijon me akuza të rënda ndaj Selin: Ti do vetëm burra me para

Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe në ditën e...

E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”/ Banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e tmerrit nga sulmet SHBA-Izrael

Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit. Banorët...

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë. Zbulimi...