12 C
Elbasan

Iu ul përjashtimi nga Kuvendi në 4 ditë, Gjuzi: Do e shkel rregulloren sa herë ta shkelni dhe ju. Ruçi: Je i sëmurë. Jam mjek jashtëzakonisht i mirë politik

Deputetit konservator Kujtim Gjuzi iu ul dënimi i dhënë për përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi, duke e çuar në 4 ditë dhe sot ai është rikthyer në parlament. Teksa ka marrë fjalën në foltoren e parlamentit, Gjuzi tha se nuk duhet të ishte dënuar fare pasi është pjesë e opozitës që mbajti më këmbë parlamentin

Ai akuzoi Ruçin për shkelje të rregullores pasi nuk i jep fjalën për replikë me kryeministrin. Nga ana tjetër kreu i Kuvendit deklaroi se është e ndaluar të ndërhysh teksa flet dikush në foltore duke e cilësuar madje ‘të sëmurë’ Gjuzin nga kjo pikëpamje.

“Në seancën e kaluar unë mungova për arsye se ju pretenduat që kisha shkelur etikën dhe rregulloren. Në fakt z.kryetar rregulloren e shkelni ju që nuk lejoni deputetin konservator të replikojë me kryeministrin edhe kur ai përdor epitete e fyen, edhe kur kryeministri tenton ta denigrojë opozitën e përgjegjshme parlamentare. Zoti kryetar unë kam respekt për institucionet dhe për postin tuaj por nuk mund të jem dakord me ju dhe për atë që tha kolegu që gjërat këtu me kodin zgjedhor bëhen natën. 7 parti politike kanë depozituar në mënyrë ligjore, pas konsulimit një projekt, draft për të diskutuar për ta hapur kodin zgjedhor. Ta harrojë PS dhe sekretari i saj i përgjithshëm dhe kryetari i saj se mund të shkojë me këtë kod. Z.kryetar ju kam thënë jo vetëm në telefonatën që kishim së bashku dhe gjeta mirëkuptimin tuaj, për çështjen e Byrosë që e shtytë dhe afruat të hënën. Në fakt mësohet që kishe vendosur veton për të çuar dënimin nga 10 në 4 ditë pasi kolegët e mi edhe të PS, thanë me 3 apo 2. Z.kryetar në fakt s’duhet të kisha marrë fare dënim. Sepse jemi opozita që e mbajtëm parlamentin në këmbë, që të mbajtëm dhe juve kryetar të Kuvendit. Dua t’ju shpreh indinjatën time. Nenet që ka kjo rregullore mos i shkelni ju. Nëse ju i shkelni dhe unë do t’i shkel”, deklaroi Gjuzi.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se sa i përket dënimin për përjashtim nga Kuvendi është Byroja që gjykon vendimin e sekretariatit.
“Që të bësh replikë personale me kryeministri është kur je i atakuar drejt për atë që ke shprehur apo ke thënë. Ju tërheq vëmendjen që jeni i vetmi deputet që ndërhyni në kundërshtim me rregulloren sa herë flet kryeministri. Është kategorikisht e ndaluar që të ndërhysh. Në asnjë parlament demokratik. Edhe njëherë mos ndërhy. Je i sëmurë në këtë pikëpamje. Jam mjek jashtëzakonisht i mirë politik. Mos kujto se erdhe në këtë sallë dhe u bërë atë ditë politikan. Nuk duhej të merrej vendim për ty. Është ekskluzivitet i sekretariatit që e ka marrë atë vendim dhe ka vetëm një organ që e gjykon që është Byroja e kuvendit. Byroja e Kuvendit në uljen e dënimit tënd pati në konsideratë jo se ti nuk kishte shkelur rregulloren por pati parasysh dhe reflektimin tënd duke kërkuar ndjesë kur u paraqite. Byroja gjykoi që nga 10 ditë ta bënte 4 ditë. Sa i përket asaj që prezenca juaj këtu mbajti në këmbë maxhorancën, të kujtoj që maxhorancën e mbajtën në këmbë këmbët e veta, se ka të gjithë numrat e domosdoshëm që ky parlament të ishte funksional si për atë dhe për mua që jam këtu”, theksoi Ruçi

balkanweb

Lajme të tjera

Emiratet e Bashkuara Arabe futen në luftë, sulmojnë për herë të parë Iranin/ SHBA dhe Izraeli godasin 5 rafineri nafte

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë sulmuar për herë të parë Iranin, pretendojnë mediat izraelite, sipas të cilave shënjestra ishte një impiant shkripëzimi. Izraeli mendon se...

Përdorimi i medikamenteve për dobësim, mjekët: Marrja e “Ozempic” nga të rinjtë, pasoja negative në shëndet

Nga një medikament për trajtimin e diabetit tip 2, në një trend shqetësues, Ozempic po përdoret masivisht nga të rinjtë për rënie të shpejtë...

Përfundon procesi i vetingut, 805 magjistratë e ndihmës ligjorë kaluan në “skaner”

Data 5 mars shënoi përfundimin e Vetting-ut. 805 magjistratë dhe ndihmës ligjorë iu nënshtruan procesit të gjatë të verifikimit, të bazuar në tri kritere:...

EMRI/ Rëndohet tragjedia në Itali, pas 24-vjeçarit, ndërron jetë në spital edhe shoferi shqiptar

Ka ndërruar jetë në spital edhe 39-vjeçari, Tili Pilinci, i cili mbeti i palgosur rëndë në aksidentit e së hënës (3 mars) në autostradën...

8 Marsi, festë apo protestë? Si lindi Dita Ndërkombëtare e Gruas

Perceptuar njëkohësisht si festë dhe protestë, duke vënë theksin tek gratë dhe të drejtat e tyre, 8 marsierdhi nga lëvizja e punës dhe gjithçka...

Apartamentet e marra me qira i kishin kthyer në “fole” prostitucioni/, Arrestohen dy braziliane

Kishin marrë me qira dy ambiente të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit. Arrestohen 2 shtetase braziliane. Procedohet penalisht pronari i...