14.2 C
Elbasan

Ja fleta e votimit e 25 prillit

KQZ ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ajo do të jetë në përmasat. 29.7. X 60 dhe do të jetë me emra dhe do të jetë fletë votimi horizontale. Celibashi ka kërkuar 1 orë kohë për të ndryshuar logon e FRD.

Celibashi: Fleta e votimit do të jetë e përshtatur sipas numrit të kandidatëve, madhësisë së fondit dhe siglizimet e logove.Për çdo qark mënyra e të shkruarit, fondi dhe karakteristika teknike të shkrimit do të varen nga numri i kandidatëve për çdo qark.Vendimi hyn në fuqi menjëherë kundër tij mund të bëhet ankim në KAS brenda tre ditëve.

PS kishte kërkuar variantin e fletës së votimit me numra.

PD do të kallëzojë penalisht 60 kryebashkiakët socialistë, ja arsyeja

Përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso, jashtë rendit të ditës, ngriti shqetësimin për mospërcaktimin nga ana e bashkive të vendodhjeve për materialet propagandistike të të gjitha subjekteve zgjedhore për të bërë fushatë.

Teksa kërkoi ndërhyrjen e KQZ për zgjidhjen e kësaj situate, ai tha se PD po përgatit 60 kallëzime penale për 60 kryetarët e bashkive që nuk e kanë ushtruar këtë detyrim ligjor për ti çuar para përgjegjësisë penale.

Kaso: Kemi të bëjmë me raste flagrante dhe të përsëritura nga kryetarët e bashkive të cilët kanë për detyrim të përcaktojnë 35 ditë përpara ditës së zgjedhjeve vendodhjet për të gjitha subjekteve për materialet propagandistike për mënyrën e shpërndarjes dhe raportimit të tyre në çdo bashki që ata administrojnë.

Jemi 25 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe kryetarët e bashkive jo vetëm se kanë ushtruar këtë detyrim ligjor por nga ana jonë u është drejtuar me shkresë zyryare të gjithë bashkive për të përcaktuar vendodhjen e vendeve ku subjektet politike do të bëjnë fushatë zgjedhore në bazë të parashikimit të ligjit dhe udhëzimit numër 6 të KQZ.

Jo vetëm nuk kanë reaguar por jemi para një situate inercie ku nuk dënjojnë tu kthejnë përgjigje shkresave që i drejton subjekti më i madh i opozitës dhe jo më të caktojnë vendet për të bërë fushatë në të njëjtën mënyrë me PS. 60 bashkitë që adminstrohen nga të emëruar politik të PS kanë përcaktuar vendet vetëm për PS, në shkelje flagrante të ligjit.

Duhet ta bëjnë në një kohë sa më të shpejtë.Kërkoj nga KQZ të merren masa urgjente për zgjidhjen e kësaj situate. Ne si subjekt zgjedhor jemi duke përgatitur 60 kallëzime penale për 60 kryetarët e bashkive që nuk e kanë ushtruar këtë detyrim ligjor për ti çuar që ditën e nesërme të gjithë para përgjegjësisë penale.

Ora 12:30 Mbi 1 orë mbledhje në KQZ, partitë ende s’bien dakord për fletën e votimit Celibashi propozon atë me emra

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga 25 prilli ende mbetet pezull fleta e votimit. KQZ është mbledhur sot për të vendosur si do të jetë formati I fletës së votimit.

Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi vlerëson si variant më të përshtatshëm atë të fletës së votimit që do të përmbajë emrat e kandidatëve.

Celibashi: Modeli i përzgjedhur për fletën e votimin është i ngjashëm më të Kroacisë. Gjithashtu kemi marrë në konsideratë edhe sondazhin e KQZ në rrjetet sociale, të cilët kanë votuar për fletën e votimit me emra.

Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Salianji kërkon që të shqyrtohen tre modelet e votimi që janë paraqitur nga administrata. PS kërkon një fletë sa më të thjeshtë.

PD kërkon listën me emra. “Njerëzit identifikohen me emra jo me numra. Po kërkojnë të fshihen kandidatët pas numrave” u shpreh Ivi Kaso.

Dje u deklarua mos kompetenca

Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen që u zhvillua ditën e djeshme, ka propozuar, fletën e votimit në të cilën partitë do të jenë me logo dhe kandidatët me emra.

Por pas propozimit të Celibashit, Komisioneri Rregullator, votoi me 5 vota se nuk është kompetent për të miratuar fletën e votimit.

“Në datën 31.3. 2021, Komisioneri vuri në lëvizje Komisionin Rregullator duke i propozuar shqyrtimin dhe miratimin e projektvendimit “Për miratimin e përmbajtjes së fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”. Komisioni Rregullator në mbledhjen e tij të datës 31.3.2021, vendosi mungesën e kompetencës për shqyrtimin e këtij projektvendim” thuhet në njoftim e ditës së djeshme.

Në përfundim të afatit për regjistrimin e listave shumemërore në KQZ, janë regjistruar gjithsej dy koalicione zgjedhore, PD-AN dhe koalicioni ABEOK, 10 parti politike, dhe 5 kandidatë të propozuar nga zgjedhësit.

Shiko të plotë modelin e fletës së votimit.

Lajme të tjera

SPAK “shemb perandorinë” Çopja në Elbasan/ Zbërthehet skema, si funksiononte grupi me 33 persona dhe lidhjet me drejtësinë dhe Policinë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim grupin që drejtohej nga vëllezërit Çopja. Sipas SPAK, ky grup akuzohet për...

Vritet shqiptari në Itali/ Perugia, 23 vjeçari vritet me thikë në parkingun e universitetit

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Peruxhia të Italisë, ku një 23-vjeçar shqiptar u vra në parkingun e Universitetit. Hekuran Cumani u qëllua për vdekje...

Shpërndanin kanabis në formë xhelatine/ Tiranë, arrestohen dy persona

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar ‘STOP’ duke arrestuar dy shtetas. Sipas komunikatës zyrtare të uniformave blu, janë arrestuar dy të rinj, Denis...

Tokat pa tapi, në shitje me 1 euro! Kush përfiton nga “Paketa e maleve”?

Tashmë të gjithë ata individë që kanë në përdorim një tokë prej më shumë se 10 vitesh do të kenë mundësinë të investojnë në...

Durrës/ Aksident i rëndë në mbikalimin e Plepave, makina përfundon në korsinë e kundërt, disa të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në zonën e mbikalimit të Plepave, duke shkaktuar plagosjen e disa personave. Sipas informacioneve paraprake, një automjet...

Operacioni “Fast”, gjykata e Elbasanit cakton masat e sigurisë për të arrestuarit

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan u zhvillua sot seanca për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masave të...